Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra mirëpritën fëmijën e tyre të parë me 28 Nëntor. Ardhja në jetë e djalit, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril, në këtë ditë të shënuar për shqiptarët ishte një gëzim i dyfishtë për dyshen e njohur.
Reperi nuk i kursen momentet e bukura me djalin në rrjete sociale ndonëse nuk e ka zbuluar portretin e tij. Së fundmi, Gold Ag ka vizituar bashkë me të birin varrin e babait të tij.
“Gjysh ka ardh me t’pa nipi”, ka shkruar reperi krahas fotos. Pak kohë më parë Goldi tha se i biri i ngjante më shumë atij.
“Më ngjan mua, edhe nga fotografitë kur kam qenë unë i vogël ashtu duket dhe nëna ime kështu thotë. ”, tha Gold Ag.