“Albin Kurti është i detyruar të dëshmojë në Prokurorisë Speciale të Kosovës më 4 Mars”, konfirmon Gjykatta Themelore në Prishtinë.
Në një përgjigje për Radiotelevizionin e Kosovës, Gjykata shprehet se ka detyruar Kurtin të dëshmojë më 4 mars në orën 10:00, teksa tha se pas këtij detyrimi ndaj Kurtit, kanë pranuar përgjigjen nga Zyra e Kryeministrit.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me Urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 21.02.2025, ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë – theksuar të gjykatës”, – thuhet në përgjigjen me shkrim për RTK-në të Mirlinda Gashit, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
E letrën drejtuar gjykatës e ka publikuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ku u tha se kryeministri nuk ka refuzuar kërkesat për dëshmi por ka kërkuar që të dëshmojë në zyrën e tij