Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se nuk janë përfshirë në konsultime lidhur me nismën për ndryshimin e ligjit mbi të cilin është themeluar ky institucion.

Të lidhura

None found

Iniciativa, e ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), subjekti më i madh opozitar, aktualisht po shqyrtohet nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.

Për t’u proceduar në Kuvend, propozimi duhet të marrë miratimin e Qeverisë dhe të kalojë fillimisht nëpër komisionet parlamentare.

Në një përgjigje të shkurtër për Radion Evropa e Lirë, Dhomat e Specializuara thanë: “Nuk jemi konsultuar”, duke shtuar se nuk komentojnë nismat politike.

Sipas dokumentit të propozuar, dënimi maksimal që mund të shqiptohet nga kjo gjykatë do të kufizohej në 15 vjet burgim. Ndryshimet parashohin gjithashtu mundësinë që personat e dënuar të përfitojnë nga falja presidenciale.

Gjykata Speciale, e cila më 16 shtator dënoi katër ish-krerë të UÇK-së për krime lufte, mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Vendimi shkaktoi reagime politike dhe protesta nga qytetarët në Kosovë.

Ekspertë të fushës juridike, të cituar më herët nga Radio Evropa e Lirë, e kanë vlerësuar nismën si të vështirë për t’u realizuar dhe kanë shprehur dyshime rreth efektit që mund të ketë ndryshimi i ligjit.


Shtuar më 1.10.2026 11:02

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş