Gjykata Speciale jep detaje për vizitën e Kadri Veselit në Kosovë

Kadri Veseli është liruar me kusht nga Gjykata Speciale, për të ardhur në një vizitë tek familja në Mitrovicë.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, në një përgjigje për lajmi.net ka dhënë detaje të vizitës së Veselit në Kosovë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Angela Griep.

Deri më tani, Veseli është parë vetëm në Mitrovicë ku është raportuar se ka vizituar babain e tij i cili thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni për vizitën e Veselit në Kosovë.

Shtuar 2.05.2021 06:05