Gjykata cakton 2 shtatorin për shpalljen e vendimit ndaj Xhelal Sveçlës

Shqyrtimi gjyqësor ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvend ka përfunduar, ndërsa vendimi i gjykatës do të bëhet publik më 2 shtator.

Të lidhura

None found

Në deklarimin përfundimtar, Prokuroria kërkoi që Sveçla të shpallet fajtor dhe të ndëshkohet në përputhje me ligjin. Si mbështetje për kërkesën e saj, ajo paraqiti prova dhe dëshmi që, sipas saj, dëshmojnë se është kryer vepra penale.

Prokurori Avni Namani deklaroi se në CD-në e administruar si provë materiale, ku është regjistruar seanca parlamentare, shihet Sveçla duke aktivizuar bombolën e gazit lotsjellës dhe duke e hedhur atë në sallën e seancave plenare.

Namani tha se pas shpërndarjes së gazit, të pranishmit u larguan nga salla. Prokuroria iu referua gjithashtu një fotoalbumi të përgatitur nga zyrtarët policorë, i cili, sipas saj, tregon bombolat e gazit lotsjellës të gjetura në sallën plenare, si të aktivizuara, ashtu edhe të paaktivizuara.

Sipas organit të akuzës, raporti i vendit të ngjarjes përmban gjithsej 18 dëshmi materiale, ku pjesën më të madhe e përbëjnë bombolat e gazit lotsjellës.

Mbrojtja, ndërkohë, kërkoi që Sveçla të lirohet nga akuza, me arsyetimin se nuk është provuar se ai ka kryer veprën penale për të cilën po gjykohet.

Avokati Luar Prenaj tha se përfundimet e ekspertizës nuk përputhen me veprimet e klientit të tij. Ai shtoi se as pamjet e video-incizimeve nuk tregojnë te deputetët e pranishëm simptomat e përshkruara në aktakuzë.

Sveçla deklaroi në fjalën e fundit se veprimi për të cilin po përballet me gjykimin ishte pjesë e një aktiviteti politik, përmes të cilit synohej kundërshtimi dhe ndalimi i ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Si mundet që për humbjen e territorit të mos japë llogari askush, por për pengimin e tij të kërkohet përgjegjësi penale?”, është shprehur Sveçla. Ai tha se territori që, sipas tij, duhej të mbrohej, tashmë nuk është më pjesë e territorit të Kosovës.

Pas dëgjimit të qëndrimeve përfundimtare, kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadikaj, e mbylli shqyrtimin gjyqësor. Aktgjykimi do të shpallet më 2 shtator.

Gjatë seancës së 10 prillit 2026, Sveçla ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i atribuohet.


Shtuar 28.08.2026 12:21

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbet