Analisti Rron Gjinovci ka komentuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për spiunazh dhe shantazh, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e Serbisë në mediat e Kosovës.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Facebook, Gjinovci ka shkruar: “Fell ka hi Serbia sidomos në mediat e Kosovës 😀”. Reagimi i tij lidhet me pretendimet e Prokurorisë se materiale të marra nga BIA dyshohet se janë dërguar për publikim në media.
Në aktakuzë thuhet se Sheholli dyshohet të ketë vepruar në përputhje me një plan të organizuar. Dokumenti përmend gjithashtu komunikime që lidhen me momentin kur materialet do të publikoheshin.
Postimi i plotë i Gjinovcit në Facebook:
Fell ka hi Serbia sidomos në mediat e Kosovës 😀
“Prokuroria ka thënë se gjatë hetimeve është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se materialet e siguruara nga i pandehuri nga BIA, përkatësisht nga Bojan Dimiq, të vërtetuara edhe përmes masave të veçanta hetimore, i pandehuri Sheholli vepron sipas planit të organizuar dhe me qëllim ushtrimit të presionit dhe shantazhit ndaj Nenad Rashiq dhe zyrtarëve të tij, i kishte dorëzuar Milaim Zekës materiale për publikim, ndërsa në këmbim të tyre ky i fundit pretendohet se ka pranuar shumën prej 1 mijë euro.Pas dorëzimit të materialit, dosja përshkruan se Bojan Dimiq kontakton të pandehurin Fatmir Sheholli dhe interesohet nëse materiali është publikuar dhe jep udhëzimet e tij, ndërsa më 01.10.2025 Fatmir Sheholli i përcjell Milaim Zekës detyrën që merr nga Bojan Dimiç, që publikimi të bëhet më herët.”
