Gjeti në rrugë kuletën me mbi 500 euro, qytetari nga Prizreni e dorëzon atë në polici

Një qytetar në Prizren ka dorëzuar në polici shumën prej 500 euro.

Policia njofton se qytetari kishte gjetur paratë dhe më pas i ka dorëzuar në stacionin policor në Prizren. “Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet A.P., ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro, 6100 Lekë Shqiptar para metalike prej 1 dollari Amerikan si dhe dokumente personale: (Letërnjoftimin dhe Patën shoferin). Ai, menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D, nga Republika Shqipërisë.

“Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin A.P., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.


Shtuar 15.03.2024 13:17