GIZ Kosova dhe OEGJK nënshkruajnë marrëveshje për investime në energjinë e ripërtëritshme

Një marrëveshje granti është nënshkruar mes GIZ Kosovës dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK–KDWV), me synim forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e investimeve në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Të lidhura

None found

Dokumenti u firmos në Prishtinë në kuadër të projektit “Mbështetje për Partneritetin për Tranzicionin Klimatik dhe Energjetik”, i cili zbatohet nga GIZ Kosova. Në emër të palëve, marrëveshjen e nënshkruan udhëheqësja e ekipit të projektit, Marianne Alker, dhe drejtori ekzekutiv i OEGJK-së, Besnik Vasolli.

Bashkëpunimi parashikon krijimin e lidhjeve mes investitorëve gjermanë dhe institucioneve të Kosovës, partnerëve financiarë si dhe zhvilluesve të projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Qëllimi është shtimi i investimeve dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme mes bizneseve gjermane dhe kosovare.

Palët do të organizojnë forume për investime, tryeza të rrumbullakëta, aktivitete rrjetëzimi dhe takime të posaçme për bashkimin e bizneseve. Përmes këtyre nismave synohet shkëmbimi i informacionit, gjetja e mundësive të reja për bashkëpunim dhe përgatitja e projekteve konkrete në fushën e energjisë së ripërtëritshme.

Një tjetër komponent i marrëveshjes është ofrimi i të dhënave praktike për investitorët dhe zhvilluesit rreth kërkesave rregullatore, teknike dhe financiare që shoqërojnë investimet në këtë sektor. Në fokus do të jenë edhe projektet që janë të gatshme për financim.

Marianne Alker, e cila drejton ekipin e projektit të GIZ-së, e cilësoi marrëveshjen një zhvillim të rëndësishëm për zbatimin konkret të Partneritetit Kosovë–Gjermani për Tranzicionin Klimatik dhe Energjetik.

“Duke lidhur institucionet, investitorët, partnerët financiarë dhe zhvilluesit e projekteve, synojmë të krijojmë kushtet e nevojshme për investime të realizueshme në energjinë e ripërtëritshme dhe partneritete të qëndrueshme”, u shpreh ajo.

Sipas palëve nënshkruese, granti është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, zgjerimin e bashkëpunimit me sektorin privat dhe mbështetjen e kalimit drejt një sistemi energjetik më të pastër e më të qëndrueshëm.

Projekti “Mbështetje për Partneritetin për Tranzicionin Klimatik dhe Energjetik” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Mjedis, Veprim Klimatik, Ruajtje të Natyrës dhe Siguri Bërthamore (BMUKN), përmes Nismës Ndërkombëtare për Klimën (IKI), dhe zbatohet nga GIZ Kosova.


Shtuar 3.08.2026 11:55

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetmadridbetMadridbetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetonline casinosAnkara escortcasibomjojobetjojobetcasibom girişonline casinosAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetjojobetbetsmovejojobet girişbetcio