Categories: kosovë

Geci ironizon paralajmërimin e Haradinajt: Nëse nuk e djeg dot Kosovën vetë, thirre Radojçiqin

Analisti Halil Geci ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt, i cili ka paralajmëruar se “do të digjet flakë Kosova” nëse dënohet “Polari”.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Geci e ka cilësuar Haradinajn në mënyrë ironike si “Skënder Begu” i Dukagjinit, duke e vënë në pikëpyetje retorikën e tij kërcënuese.

Të lidhura

None found

“Një këshillë për Nasimin: Nëse s’mundesh ta vësh flakë Kosovën i vetëm, thirre edhe Radojçiqin!”, ka shkruar Geci.

Analisti e ka përmendur më tej Milan Radojçiqin, duke pretenduar se ai do të kishte interes për destabilizimin e Kosovës.

“Mos u ngut, Skënderbeg! Nëse mendon se nuk mund ta bësh i vetëm, thirre edhe Radojçiqin, se ai mezi pret ta kallë e ta destabilizojë Kosovën”, thuhet në reagimin e tij.

Geci ka vijuar me të njëjtën gjuhë ironike, duke deklaruar se, nëse “bashkohen flakët”, Haradinaj dhe Radojçiqi do të shfaqeshin “edhe më të kuqërremtë”.

Reagimin e tij ai e ka përmbyllur me një tjetër metaforë: “Ngase Kosova ka mbetur çakmak në xhepin e Skënderbegut.”

të fundit

Fluks i lartë nga Kosova drejt Shqipërisë, 24,408 shtetas kalojnë Morinën brenda pesë orësh

Ditët e fundit të gushtit kanë nisur me një fluks të madh qytetarësh dhe automjetesh nga Kosova në drejtim të…

5 minutes ago

Vrasja e 20-vjeçarit në Kasmil/ Flet miku i viktimë s: Gjatë sherrit, erdhën dhe persona të tjerë, u mundova t’i jap ndihmën e parë

Një tjetër shok i 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë pak ditë më parë…

14 minutes ago

Aksion në Deçan kundër bixhozit të paligjshëm, arrestohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Stacionin Policor në Deçan, ka ndërmarrë një aksion lidhur…

16 minutes ago

IKSHPK këshillon qytetarët si të mbrohen nga temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë temperaturave të larta. IKSHPK…

16 minutes ago

Summer season: Kosovo “pours into” Albania, influx at Morinë

Ditët e fundit të gushtit, kanë nisur me një fluks të madh qytetarësh dhe automjetesh nga Kosova në drejtim të…

17 minutes ago

Fatal crash in Britain, police vehicle collides with a Volkswagen Passat

Disa persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor ku është përfshirë një automjet policie dhe një automjet…

18 minutes ago