Halil Geci ka komentuar zhvillimet e fundit në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. KFOR-i ka filluar “tranzicionin gradual të pranisë” së përhershme në këtë zonë, ndërsa Policia e Kosovës po merr përsipër përgjegjësinë për sigurinë e urës.
None found
Përmes reagimit të tij, Geci ka thumbuar opozitën dhe figura të ndryshme politike për qëndrimet që kanë mbajtur më herët rreth kësaj çështjeje. Sipas tij, të njëjtët që dikur kundërshtonin ndërhyrjet e Qeverisë së Kosovës, tani po kërkojnë ndihmën e KFOR-it.
Duke iu referuar përplasjeve të mëparshme politike për urën, ai e përshkroi ndryshimin e pretenduar të qëndrimeve me fjalët: “Dikur: ‘Shtyje telin!’ Sot: ‘Thirre KFOR-in!’”, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë:
Nga thirrja “shtyje telin, nëse ta mban”, sot është kaluar te “ankohemi te KFOR-i”!
Sipas Gecit, ata që më parë i kërkonin Kurtit të mos e prekte “kufirin” mbi urë, së bashku me opozitën dhe ish-rojet e urës, alias Lista Serbe, të cilët e kishin shndërruar urën në një lloj kufiri, tani e kanë ndryshuar qëndrimin.
Ai kujton se në atë kohë Kurtin e sfidonin me fjalët: “Shtyje telin dhe dil matanë, nëse ta mban!”
Ndërsa sot, sipas tij, “po ankohen te KFOR-i”.
Geci ironizon se rolet kanë ndryshuar shumë shpejt: dje shtetit i kërkohej “mos e prek”, kurse sot ankesat po i drejtohen KFOR-it.
Ai pyet se ku do të ankohet opozita.
Sipas tij, ndoshta po pritet lirimi i Hashimit. Nëse Hashimi nuk lirohet dhe nuk mbetet ndonjë derë tjetër, Geci sugjeron me ironi që të provohet te “Hashimi i Lirim Gashit”, me shpresën se ai mund t’u gjejë edhe një derë tjetër ku të ankohen.
Ai shprehet se, kur në politikë rrëzohet barriera, bashkë me të bien edhe shumë nga “trimëritë” që shfaqeshin pas saj.
Geci përmend gjithashtu Dada Razën, Dada Lumen dhe Dada Rrushen, të cilat, sipas tij, dikur i thoshin Kurtit: “As me dylbi nuk guxon ta shikosh veriun!”, ndërsa tani “i kanë futur veshët në lesh” dhe po hanë “përshesh”.
Në përfundim, ai e përmbledh ironinë e tij me shprehjet: dikur “Shtyje telin!”, ndërsa sot “Thirre KFOR-in!”. Sipas Gecit, kaq mjafton për të treguar “trimërinë” politike të atyre që dje bërtisnin nga prapa telit, por sot kërkojnë mbrojtje përtej tij.
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…
Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…
Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…
Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...
Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…
Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…