Fundi i gushtit po shoqërohet me një lëvizje të shtuar të qytetarëve dhe automjeteve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar.
None found
Sipas të dhënave të Stacionit të Policisë Kufitare Morinë/Kukës, gjatë së shtunës, në intervalin kohor 05:00–10:00, në Shqipëri kanë hyrë 24,408 shtetas të Kosovës, të shoqëruar nga 8,592 mjete të vogla dhe autobusë.
Ky fluks i konsiderueshëm lidhet me pushuesit kosovarë që po udhëtojnë drejt plazheve shqiptare për të shfrytëzuar ditët e fundit të sezonit veror. Qarkullimi në pikën kufitare Kosovë–Shqipëri ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe pritet të vijojë edhe gjatë pjesës tjetër të fundjavës.
Ndërsa muaji gusht po i afrohet fundit, bregdeti i Shqipërisë vazhdon të jetë një prej destinacioneve më të preferuara për pushuesit nga Kosova.
Një infermier 35-vjeçar është arrestuar në Verona të Italisë, nën dyshimin se ka vrarë bashkëshorten e tij, duke i injektuar…
Media amerikane Fox News, sërish ka raportuar për situatën politike në Shqipëri. Teksa pasqyron atë se çfarë ndodhi në seancën…
Kampionati spanjoll, La Liga prezantoi një risi të madhe në fillim të këtij sezoni, me gjyqtarët që intervistohen para kamerave…
Ukraina dyshohet se ka pezulluar përkohësisht sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, pas presionit diplomatik nga administrata amerikane e…
Xi Jinping po kryen një spastrim të niveleve të larta të Partisë Komuniste të Kinës, me 33 zyrtarë të lartë…
Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë vijon këtë të premte në ditën e saj të 18-të. Pavarësisht thirrjeve të…