Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm përballë vapës dhe temperaturave të larta.
None found
Sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, gjatë ditës duhet konsumuar ujë në mënyrë të shpeshtë, ndërsa pijet e ëmbla dhe ato alkoolike duhen shmangur. Gjithashtu, këshillohet qëndrimi në hije dhe reduktimi i ekspozimit në diell nga ora 11:00 deri në 17:00.
Për mbrojtje shtesë, qytetarët duhet të veshin rroba të lehta, të përdorin krem kundër rrezeve të diellit dhe të mbulojnë kokën e të mbrojnë sytë.
Instituti ka kërkuar vëmendje të veçantë ndaj personave të moshuar, ndërsa ka paralajmëruar që fëmijët të mos lihen në automjete, qoftë edhe për pak minuta.
Nëse shfaqen lodhje, marramendje apo dhimbje koke, rekomandohet që të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore.
Parashikimi për sot tregon se në vend do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë celsius.
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në një automjet në Laknas. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00. 41-vjeçari Y. T…
Mbi 30 mijë persona kanë dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Kapshticës gjatë katër ditëve të fundit, në një…
Paris Saint-Germain nuk janë të interesuar të bëjnë largime të lojtarëve që janë pjesë e organikës së skuadrës, edhe përkundër…
Trajneri Hansi Flick pritet ta ketë ekipin pothuajse të plotë në ndeshjen e parë këtë sezon në La Liga kundër…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke deklaruar…
Policia ka zhvilluar mbrëmë një kontroll të përforcuar në komunikacion në Shkup, gjatë së cilës janë sanksionuar gjithsej 262 drejtues…