Geci ironizon Haradinajn: Nëse nuk arrin ta djegësh Kosovën vetëm, thirre Radojçiqin

Analisti Halil Geci ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të Nasim Haradinajt, i cili ka thënë se Kosova “do të digjet flakë” nëse “Polari” dënohet.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Geci i është drejtuar Haradinajt duke e quajtur në mënyrë ironike “Skënder Begu” i Dukagjinit dhe ka kritikuar retorikën e tij kërcënuese.

Të lidhura

None found

“Një këshillë për Nasimin: Nëse s’mundesh ta vësh flakë Kosovën i vetëm, thirre edhe Radojçiqin!”, ka shkruar Geci.

Më tej, ai e ka ndërlidhur deklaratën e Haradinajt me Milan Radojçiqin, për të cilin pretendon se do të kishte interes për destabilizimin e Kosovës.

“Mos u ngut, Skënderbeg! Nëse mendon se nuk mund ta bësh i vetëm, thirre edhe Radojçiqin, se ai mezi pret ta kallë e ta destabilizojë Kosovën”, thuhet në reagimin e analistit.

Geci ka vijuar me të njëjtën gjuhë ironike, duke deklaruar se nëse “bashkohen flakët”, Haradinaj dhe Radojçiqi do të shfaqeshin “edhe më të kuqërremtë”.

Reagimin e tij e ka përmbyllur me metaforën: “Ngase Kosova ka mbetur çakmak në xhepin e Skënderbegut.”


Shtuar 22.08.2026 11:20

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetmarsbahis girişroketbet girişromabet giriş