Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditura hollësi nga procesi i votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së.
Të lidhura
None found
Sipas tij, delegatët e Prishtinës dhe të Pejës e kanë mbyllur votimin, ndërsa radha u ka kaluar përfaqësuesve të Mitrovicës.
“Është e dyta pas Degës së Prishtinës. E kemi kry si e dyta. Tash është t’u votu Mitrovica. Procesi po duket demokratik. Qetë, po shkon në rregull”, ka deklaruar Muhaxheri.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse delegatët po përballen me presion, ai tha se një gjë e tillë nuk po ndodh brenda sallës, ndërsa shtoi se për ushtrimin e presionit kanë pasur në dispozicion 14 ditë.
“14 ditë kanë qenë për me bo presion. Vetë fakti që i kanë thirrë ka 5-6 herë nënshkrusit, tregon vetë”, ka shtuar Muhaxheri.
