Gashi për tensionet Rama-Basha-Mihali-Lushtaku: Kriza e opozitës buron nga mungesa e vetëreflektimit

Një aksident me pasojë vdekjen në autostradën “Ibrahim Rugova” nxiti një përplasje publike mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha.

Në reagimet e para, Rama e akuzoi Bashën për paaftësi dhe manipulim, ndërsa ministri i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur shpifje.

Të lidhura

None found

Më pas debati u zgjerua edhe më tej, me përfshirjen e koordinatores së LVV-së, Dejona Mihali, si dhe të kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku. Ky i fundit iu drejtua Mihalit me pyetjen se cili është “misioni” i saj në Kosovë, duke kërkuar njëkohësisht sqarime për ndikimin e saj në vendimmarrje.

Nga ana tjetër, Mihali u kundërpërgjigj duke dhënë sqarime për familjen e saj dhe duke e akuzuar Lushtakun për grabitje të vendit.

“Tani, mirë që u lajmërove se shumë e ke sikletin e madh dhe ti. Mos pahiri PDK po bën ndonjë dakordim e po lëviz nga bllokada ku ka ngecur.

Aty ku e do ti. Të ngecur, nëpër marifetet e tua dhe atyre që të vinë rrotull. E do një PDK sa për vete, sa me t’i la ty gjynahet. Po dije që dhe ata një ditë kanë me u largu nga ty, se nuk ta kanë me borxh.

Sa për Aleksandrin, që ta dish, se për ta kuptuar nuk kupton dot: Nënkolonel Aleksandër Mihali ka lindur në Tiranë e do vdes po atje, ku i ka varret e babës, nënës e krejt familjes.

Ti dhe soji yt që për 1 vit që ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet, nuk i afroheni as të këmbët Aleksandrit dhe shokëve të tij.

Se ata po i afrohen të 80-tave dhe kurrë nuk ia kanë punuar pas shpine as Shqipërisë as shqiptarisë. E kundërta, krejt jetën kanë punuar me nder. E ashtu do t’i mbyllin sytë, të nderuar”, ka shkruar Mihali.

Për zhvillimet e fundit dhe zgjerimin e hendekut politik mes pushtetit dhe opozitës ka folur për “Bota sot” analisti politik Lirim Gashi, i cili vlerëson se kjo ndarje nuk është krijuar tani, por ka rrënjë më të hershme.

Sipas tij, pas disa cikleve zgjedhore të humbura, do të ishte e natyrshme që partitë opozitare të bënin një analizë të vetes dhe të kërkonin arsyet e dështimit.

“Këto përplasje nuk janë shkaku i hendekut politik; ato janë simptoma e tij. Hendeku është krijuar shumë më herët, në momentin kur një pjesë e opozitës vendosi ta zëvendësojë autokritikën me akuzën ndaj popullit. Pas disa palë zgjedhjeve të humbura, do të ishte logjike që partitë opozitare të pyesnin veten se çfarë kanë bërë gabim, pse kanë humbur besimin e qytetarëve dhe pse një pjesë e madhe e elektoratit vazhdon t’i shohë si simbol të një epoke të korrupsionit, klientelizmit dhe kapjes së shtetit. Por në vend të pastrimit të oborrit të vet, ato kanë zgjedhur një metodë më komode: ta shpallin popullin fajtor për verdiktin e tij. Kjo është ndoshta forma më e rafinuar e arrogancës politike: të humbasësh zgjedhjet dhe të dalësh në përfundimin se nuk ke gabuar ti, por votuesi. Është si studenti që bie vazhdimisht në provim dhe fillon të dyshojë në inteligjencën e profesorëve, fakultetit dhe ligjeve të fizikës, por kurrë në nivelin e vet të dijes”, shprehet Gashi.

Analisti thekson se LVV vazhdon të shihet nga një pjesë e madhe e publikut si një alternativë përballë modelit të vjetër politik.

Sipas tij, sa më shumë opozita shmang përballjen me gabimet e veta të së kaluarës, aq më shumë e thellon vetë ndarjen që pretendon se ia ka shkaktuar kundërshtari.

“Përplasjet me LVV-në bëhen më të ashpra pikërisht sepse LVV-ja, me të gjitha mangësitë e saj, vazhdon të perceptohet nga një pjesë e madhe e qytetarëve si alternativë ndaj modelit të vjetër politik. Dhe sa më shumë që opozita refuzon të përballet me gabimet e veta historike, aq më shumë e thellon vetë hendekun që pretendon se e ka krijuar kundërshtari. Një problem tjetër serioz është paqartësia kronike e opozitës për çështjen e Veriut. Shpesh krijohet përshtypja sikur disa prej drejtuesve të saj nuk janë të shqetësuar nga fakti që shteti shtrin sovranitetin në veri, por nga fakti që këtë po e bën dikush tjetër. Kjo e bën diskursin e tyre të duket kontradiktor: deklarativisht kërkojnë sovranitet, por praktikisht kritikojnë pothuajse çdo hap që e forcon atë. Po aq problematik mbetet edhe përpjekja e vazhdueshme për ta përdorur luftën çlirimtare si certifikatë të përhershme imuniteti politik. Lufta për liri është një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare, por ajo nuk mund të shndërrohet në biletë të përjetshme për korrupsion, zhvatje të pasurisë publike apo kompromise të dëmshme me Serbinë. Heroizmi i djeshëm nuk e amniston askënd nga përgjegjësia e sotme”, deklaron analisti.

Gashi vlerëson më tej se këto përplasje mund të kenë pasoja edhe në nivelin qendror.

Ai nënvizon se thelbi i problemit nuk qëndron te mungesa e komunikimit mes pozitës dhe opozitës, por te mungesa e reflektimit serioz brenda opozitës për shkaqet që e kanë çuar në gjendjen aktuale.

“Këto përplasje kanë potencial të ndikojnë edhe në nivel qendror, por jo për shkakun që pretendojnë protagonistët e tyre. Problemi kryesor nuk është mungesa e komunikimit ndërmjet pozitës dhe opozitës. Problemi është mungesa e një reflektimi serioz brenda opozitës për arsyet që e kanë sjellë në pozitën ku ndodhet sot. Vështirë se mund të ndërtohet një konsensus i qëndrueshëm me forca politike që ende nuk kanë vendosur nëse humbjet zgjedhore janë rezultat i gabimeve të tyre apo i “keqkuptimit” të popullit. Demokracia funksionon mbi parimin që populli zgjedh, jo që partitë e pakënaqura korrigjojnë popullin. Po ashtu, qytetarët e kanë të vështirë të besojnë te një opozitë që për vite të tëra ka treguar më shumë servilizëm ndaj ndërmjetësve ndërkombëtarë sesa këmbëngulje në mbrojtjen e interesave të Kosovës. Shpesh kemi parë liderë opozitarë që kanë kundërshtuar më ashpër institucionet e Kosovës sesa diplomatët e huaj që kanë promovuar zgjidhje të dëmshme ose diskriminuese për vendin. Në disa raste, dukej sikur parimi i tyre politik ishte i thjeshtë: nëse një propozim e dëmton Kosovën, duhet parë fillimisht kush e propozon; nëse vjen nga ndonjë qendër e fuqishme ndërkombëtare, atëherë dëmi paraqitet si “realizëm politik”, ndërsa kundërshtimi si “papjekuri”. Ky mentalitet ka prodhuar një kulturë nënshtrimi diplomatik që qytetarët e kanë vërejtur dhe e kanë ndëshkuar me vote”, shton Gashi.

Në përmbyllje, ai thotë se thelbësore nuk është thjesht nëse do të arrihet apo jo një konsensus pas certifikimit të rezultateve, por mbi çfarë baze do të ndërtohet ai.

Sipas Gashit, problemi kryesor mbetet fakti se opozita ende nuk e ka kuptuar arsyen pse po humb zgjedhjet.

“Prandaj, çështja nuk është nëse do të ketë apo jo konsensus pas certifikimit të rezultateve. Çështja është se mbi çfarë baze do të ndërtohet ai konsensus. Nëse opozita vazhdon të sillet si një njeri që kërkon të ndryshojë pasqyrën sepse nuk i pëlqen fytyra që sheh në të, atëherë bllokadat do të vazhdojnë. Por nëse ajo gjen guximin të pastrojë mbeturinat politike të së kaluarës, të distancohet qartë nga kultura e pandëshkueshmërisë, të mbrojë pa ekuivoke sovranitetin e Kosovës dhe të ndërtojë një raport më dinjitoz me faktorin ndërkombëtar, atëherë mund të shndërrohet sërish në alternativë të besueshme. Në fund, problemi i Kosovës nuk është se opozita humb zgjedhjet. Problemi është se një pjesë e saj ende nuk e ka kuptuar pse i humb. Dhe derisa të mos e kuptojë këtë, do të vazhdojë të kërkojë fajtorë kudo — te populli, te mediat, te kundërshtarët, te rrethanat, madje edhe te graviteti — përveçse aty ku fillon çdo reformë serioze: te vetja”, përfundon analisti.


grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet