Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka propozuar deputetin e kësaj partie, Anton Qunin, për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.
None found
Gjatë një interviste në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Geci e përshkroi Qunin si një personalitet që mund të bashkojë palët.
“Atë e votojnë të gjithë deputetët e LDK. Është frymë e Koshares dhe e luftës. Unë mendoj se e votojnë të gjithë”, deklaroi Gani Geci të premten.
Çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet e lidhur me zhvillimet politike që pasuan zgjedhjet e 7 qershorit, të cilat u mbajtën si pasojë e pamundësisë së partive për të arritur marrëveshje rreth kandidatit për presidentin e ri.
Pas zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte në pushtet, kërkoi që seanca konstituive të shtyhej. Arsyetimi ishte se, pa një marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i Qeverisë nuk do ta eliminonin mundësinë e zgjedhjeve të reja.
Pas disa takimeve, kryetari i VV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bënë të ditur se kishin rënë dakord për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. Kjo marrëveshje u kundërshtua nga gjashtë deputetë të LDK-së.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës mbajti qëndrim të qartë për të qëndruar në opozitë dhe nuk pranoi të diskutonte me VV-në për ndonjë kandidat.
Më 23 shtator, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Kuvendi është konstituar dhe se formimi i Qeverisë “Kurti 4” nuk bie ndesh me Kushtetutën. Në të njëjtin vendim, gjykata caktoi 6 tetorin si afat për zgjedhjen e presidentit, duke vlerësuar se ky afat kishte nisur më 8 gusht.
Regjisori iranian, Jafar Panahi, fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë, është dënuar me pesë vite…
Avokati i Popullit ka shkuar në burgun e Fierit për të inspektuar ligjshmërinë e transferimit dhe të mbajtjes në izolim…
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për paketën e masave fiskale që pritet të zbatohet nga 1 janari 2027. Ai…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së…
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte i ftuar në DPT te Fidani foli lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes…
Qeveria gjermane dhe disa shtete federale nisën të mërkurën një rrjet testimi për komunikimin kuantik, me qëllim përmirësimin e sigurisë…