Pas zgjedhjeve të fundit, brenda LDK-së janë shtuar kërkesat për lëvizje në krye të partisë.
None found
Burime nga LDK-ja bëjnë të ditur se ka nisur grumbullimi i nënshkrimeve për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm, në të cilin pritet të shtrohet edhe çështja e besimit ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku. Sipas të njëjtave burime, kjo nismë është iniciuar nga Gazmend Muhaxheri.
Analisti politik Vesel Makolli vlerëson se zhvillimet në LDK imponojnë një reflektim të thellë politik, duke theksuar se tri humbje të njëpasnjëshme në zgjedhje tregojnë humbjen e besimit të qytetarëve.
Sipas tij, pakënaqësitë në parti tashmë nuk janë më thjesht perceptim, por një realitet politik, ndërsa kërkesat për përgjegjësi dhe ndryshim po marrin çdo ditë më shumë mbështetje në degë dhe struktura të LDK-së.
“Situata në LDK kërkon një analizë të qetë politike. Rezultatet zgjedhore nuk janë vetëm shifra; ato janë verdikti i qytetarëve. Kur nji parti eminente në historinë politike të Kosovës siç është LDK, nuk arrin me e rikthye besimin e elektoratit në tri palë zgjedhje radhazi, përgjegjësia politike nuk mund të relativizohet – duhet të vijë sa më parë.
LDK-ja po kalon njanën prej periudhave ma të vështira në historinë e saj. Pakënaqësia e anëtarësisë nuk është më çështje perceptimi, por realitet politik. Zani që kërkon përgjegjësi dhe ndryshim po dëgjohet çdo ditë e ma shumë në degë, në nëndegë dhe në mesin e veprimtarëve të saj”, tha ai.
Makolli thotë se një nga veprimet më të gabuara të Lumir Abdixhikut ka qenë rikthimi i Vjosa Osmanit dhe vendosja e saj në krye të listës zgjedhore të LDK-së, duke shtuar se kjo ka prodhuar pakënaqësi të madhe në parti.
Ai vlerëson gjithashtu se LDK-ja duhet të rindërtojë unitetin e saj të brendshëm dhe të rikthejë figurat që, sipas tij, janë lënë jashtë strukturave për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj Vjosa Osmanit. Si shembull, ai përmend ish-kryetarin e Degës së Podujevës, Agim Veliu.
“Kthimi i Vjosa Osmanit, e cila me veprimet e saj politike e kishte dëmtuar ndjeshëm partinë, dhe vendosja e saj në krye të listës zgjedhore të LDK-së – është gabimi më i madh që ka mundur ta bëjë Kryetari Abdixhiku. Ky veprim ka krijuar pakënaqësi dhe kundërshti si në mesin e kuadrove të partisë, ashtu edhe te anëtarësia në përgjithësi.
Situatën e ka elektrizue edhe qëndrimi i Abdixhikut karshi dy inicuesve të shkarkimit të tij, gjegjësisht dy kryetarëve të dy komunave të suksesshme, Pejës dhe Lipjanit. Në vend që kërkesa e tyre të trajtohej si një sinjal serioz i pakënaqësisë brenda partisë dhe si një mundësi për reflektim, reagimi i kryetarit ka lanë përshtypjen e një përballjeje me zërat kritikë. Kjo vetëm sa e ka thellue ndarjen ndërmjet lidershipit dhe një pjese të anëtarësisë, duke e rënduar edhe ma shumë klimën e brendshme në LDK.
LDK-ja, si parti e djathtë dhe me traditën më të madhe institucionale, ka nevojë për një homogjenitet të brendshëm, i cili duhet të arrihet me vepra e jo vetëm me fjalë.
Ai arrihet kur u hapet dera dhe rehabilitohen të gjithë atyre që e kundërshtuan Vjosa Osmanin në kohën kur ajo i ndihmoi VV-së në bllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të kërkuara nga aleatët tanë dhe NATO; të cilët më pas, në mënyra të ndryshme dhe përmes insinuatave, u larguan apo u anashkaluan nga degët ose nga kryesia qendrore e LDK-së dhe nga lista zgjedhore. Si shembull eklatant është ish kryetari i degës së Podujevës Agim Veliu, fitues bindës i të gjitha zgjedhjeve komunale dhe nji ndër ata anëtarë të LDK-ës që kanë plagë të plumbave në trup”, shprehet Makolli për “Bota sot”.
Në fund, Makolli deklaron se nëse informacionet për mbledhjen e 200 nënshkrimeve dalin të vërteta, atëherë dorëheqja e Lumir Abdixhikut do të ishte opsioni më i mirë për LDK-në. Sipas tij, kjo do të hapte rrugë për reforma, për një garë demokratike në parti dhe për zbutjen e tensioneve të brendshme.
“Mbrëmë u raportua se të pakënaqurit brenda LDK-së i kanë mbledhë 200 nënshkrime, nga gjithsej 355 anëtarë sa i ka Kuvendi i partisë, që do të thotë rreth 57% të përbërjes së tij. Sipas informatave që po qarkullojnë, mbledhja e nënshkrimeve po vazhdon dhe numri i atyne që i përkrahin ndryshimet e nevojshme në udhëheqjen e partisë po vjen duke u rritë.
Nëse këto informata rezultojnë të sakta, zgjidhja ma e mirë, si për të ardhmen e LDK-së, ashtu edhe për vetë kryetarin Lumir Abdixhiku, do të ishte që ai sa ma parë të hapte rrugë për reforma të mirëfillta në parti. Një dorëheqje e tij do t’i krijonte mundësi organeve të LDK-së që, në përputhje me Statutin, ta caktojnë një kryetar të përkohshëm, i cili do ta udhëhiqte partinë deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.
Një veprim i tillë do të ndihmonte në uljen e tensioneve të brendshme, do të krijonte kushte për një garë demokratike e të barabartë për udhëheqjen e partisë dhe do t’i jepte LDK-së mundësinë të dalë nga kjo krizë më e bashkuar dhe me e përgatitur për sfidat politike që e presin partinë dhe në veçanti Kosovën” – përfundon ai për gazetën.
Donald Trump ka mbajtur një ton më të butë ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilën e përshkroi si një…
Të martën në mëngjes, një godinë 38-katëshe në Midtown Manhattan u zbraz nga njerëzit, pasi autoritetet sinjalizuan një rrezik të…
Nisma e marrë nga një grup i politikanëve seniorë në LDK për shkarkimin e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku,…
Harry Kane po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich dhe Kombëtaren e Anglisë. Kapiteni i “Tre Luanëve” ka…
Një situatë alarmante u regjistrua mëngjesin e së martës në New York, ku një projekt i madh banimi pranë Terminalit…
Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se vendit i duhet një njësi zgjedhore, por me lista të hapura për…