Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, mori në Stamboll çmimin ndërkombëtar “Liability Management Deal of the Year” për vitin 2026. Vlerësimi iu dha për administrimin e suksesshëm të borxhit publik, përmes emetimit të euroobligacionit të dhjetë dhe riblerjes së parakohshme të një pjese të euroobligacionit ekzistues, veprime që sollën një kursim prej 3,2 milionë eurosh për buxhetin.
Çmimi u akordua gjatë aktivitetit rajonal “Global Banking & Markets: CEE, Central Asia & Türkiye 2026”. Ai pasqyron vlerësimin ndërkombëtar për cilësinë e transaksionit, kushtet e favorshme të financimit dhe strategjinë e ndjekur nga Ministria e Financave për menaxhimin e portofolit të borxhit.
None found
Në janar të vitit 2026, Ministria e Financave përfundoi me sukses emetimin e euroobligacionit të dhjetë. Në këtë proces u përfshinë më shumë se 150 investitorë globalë, mes tyre fonde të mëdha pensionale, kompani të njohura sigurimesh dhe investitorë të tjerë institucionalë nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.
“Ky çmim dëshmon se qasja jonë ndaj menaxhimit të borxhit publik është e përgjegjshme dhe strategjike. Përballë pasigurisë së lartë makroekonomike dhe gjeopolitike në nivel global, arritëm të sigurojmë norma interesi jashtëzakonisht të favorshme, një shpërndarje më të balancuar të maturimeve dhe reduktim të rreziqeve të rifinancimit. Një element veçanërisht i rëndësishëm është kursimi konkret buxhetor prej 3,2 milionë eurosh, i mundësuar nga strukturimi i kujdesshëm i transaksionit. Pjesëmarrja e gjerë e investitorëve ndërkombëtarë konfirmon më tej besimin në politikat ekonomike që po zbatojmë”, deklaroi ministrja Dimitrieska-Koçoska.
Policia ka marrë kontrollin e sheshit “Skënderbej”, duke zmbrapsur pjesën më të madhe të protestuesve pas ndërhyrjes me autobotët e…
Përfaqësuesja e Kosovës në Counter-Strike 2 do të përballet me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit (Esports Mediterranean…
Juljan ShehuNdërsa po luhen minutat e fundit të ndeshjes Widzew Lodz – Zaglebie, 2 - 0, e vlefshme për javën…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj i ka uruar të gjithë shqiptarëve gëzuar ‘Festën e Pavarësisë’ nga bulevardi ‘Dëshmorët e…
Amir Hoxha, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, ka kërkuar falje publike ndaj Bashkim Jasharit për përdorimin e…
Manchester United ka bërë një kërkesë për informacion rreth Nico Pazit, pasi mesfushori po shqyrton të ardhmen e tij, sipas…