Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar kërkesën e degëve të Pejës dhe të Lipjanit për dorëheqjen e kryetarit të partisë, pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas tij, këto zhvillime janë pjesë e funksionimit demokratik brenda LDK-së dhe përbëjnë një kërkesë me karakter politik.
None found
Haziri u shpreh se kërkesat e degëve që udhëhiqen nga Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti, si edhe përgjigjja e Lumir Abdixhikut, do të shqyrtohen nga organet e partisë.
Ai theksoi se një situatë e tillë nuk ka ardhur papritur, pasi, siç tha, zhvillime të tilla pas zgjedhjeve janë të zakonshme dhe të pritshme.
“Është kërkesë politike, reagimi i kryetarit është ky, ka fillu me falënderim dhe natyrisht e ka ndërtua përgjigjen e tij, të cilën do ta diskutojmë brenda strukturave. Ne kemi një qëllim të përbashkët, nuk bën me prek, qëllimin politik, pse LDK ekziston, garon, cili është misioni jonë , kjo është ajo që e kemi të përbashkët. Derisa LDK nuk kthehet parti e parë për shumë prej neve është e pa pranueshme, trendi është pozitiv. Kjo situatë nuk na ka zënë në befasi, situatat paszgjedhore, LDK është e hapur dallon prej partive tjera nuk i mban të mbyllura këto çështje edhe pse do duhej biseduar brenda”, ka deklaruar Haziri në Tëvë1.
Dega e LDK-së në Pejë, ajo në Lipjan, si dhe Dega II e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, kanë kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit, duke vlerësuar se LDK po kalon një prej periudhave më të rënda në historinë e saj. /Telegrafi/
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…