Fatos Geci, ish-deputet, ka reaguar ndaj incidentit me vezë, duke e cilësuar të papranueshme përdorimin e një veprimi të tillë si përgjigje ndaj përpjekjeve për krijimin e institucioneve.
Sipas Gecit, vezët mund të përdoren si shenjë kundërshtimi ndaj projekteve si Zajednica ose Demarkacioni, por jo kundër procesit për ndërtimin e institucioneve. Ai theksoi se përgjegjësia për këtë proces u takon të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët.
Të lidhura
None found
Në reagimin e tij të plotë, Geci shkroi se është njëkohësisht ironike dhe tejet qesharake që dikush të ftohet në një takim për të diskutuar arritjen e një marrëveshjeje mbi formimin e institucioneve dhe t’i përgjigjet ftesës duke hedhur vezë në fytyrë.
Ai e quajti këtë një turp të madh, veçanërisht për faktin se veprimi erdhi nga një ish-pjesëtare e UÇK-së.
“Sa keq për ju!”, përfundoi Geci.
