Categories: kosovë

Ekstradohen nga Gjermania dhe Zvicra dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor pranë Policisë së Kosovës, në bashkërendim me njësitë e tjera kompetente dhe organet e drejtësisë, ka kryer më 13 dhe 14 tetor 2026 ekstradimin e dy shtetasve të Kosovës nga Gjermania dhe Zvicra. Të dy personat ishin ndaluar nga autoritetet e këtyre vendeve, pasi ndaj tyre kishte urdhërarreste ndërkombëtare të lëshuara përmes INTERPOL-it nga institucionet gjyqësore kosovare.

Të lidhura

None found

Më 13 tetor 2026, nga Gjermania u ekstradua një shtetase kosovare, e cila akuzohej për veprën penale të blerjes, mbajtjes, shpërndarjes dhe shitjes pa leje të narkotikëve, substancave psikotrope dhe të ngjashme. Pas mbërritjes në Kosovë, e dyshuara iu dorëzua njësive policore të rajonit të Pejës për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Një ditë më vonë, më 14 tetor 2026, nga Zvicra u ekstradua një shtetas kosovar i kërkuar për veprën penale të grabitjes. Edhe ky i dyshuar, pas ekstradimit, iu dorëzua autoriteteve policore të rajonit të Gjilanit për ndjekjen e hapave të tjerë proceduralë.

Këto ekstradime u bënë të mundura në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve nga të cilat u kryen ekstradimet.

të fundit

GJKKO shtyn vendimin për një fraksion të dosjes “Veliaj”, kërkon kohë për shqyrtimin e prapësimeve

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër shpalljen e vendimit për biznesmenin Elman Abule dhe të pandehurit e tjerë në…

2 minutes ago

Gjykata e lartë turke i mbyll dera garës presidenciale, rivalit të Erdoganit i anulohet diploma

Ekrem Imamoglu, ish-kryebashkiaku i burgosur i Stambollit dhe një prej rivalëve kryesorë politikë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka…

3 minutes ago

Valverde lë pas Di Marian, Higuainin dhe Modricin në statistikat e Ligës së Kampionëve

Federico Valverde ka kaluar emra të mëdhenj si Angel Di Maria, Gonzalo Higuain dhe Luka Modric në renditjen e golashënuesve…

5 minutes ago

Mbappe kalon Ronaldo Nazario në renditjen e golashënuesve të Real Madridit

Kylian Mbappe arriti kuotën e 105 golave për Real Madridin me dy gola kundër PSV Eindhoven dhe tejkaloi legjendarin Ronaldo…

11 minutes ago

Katër të dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt dërgohen në paraburgim për një muaj

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar…

22 minutes ago

Rrustemi diskuton me ambasadorin hungarez për të drejtat e komuniteteve në Kosovë

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zëvendëskryetari Adnan Rrustemi, ka pritur në takim…

23 minutes ago