Categories: kosovë

Dy shtetas kosovarë ekstradohen nga Gjermania në Kosovë pas kërkimit ndërkombëtar

Më 03.07.2026, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkërendim me njësitë e tjera përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, realizoi ekstradimin nga Gjermania në Kosovë të dy shtetasve kosovarë, F.H. dhe M.Gj.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit ishin ndaluar nga autoritetet gjermane, pasi kërkoheshin nga INTERPOL-i me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Siç bëhet e ditur, ata ishin të përfshirë në vepra të ndryshme penale: njëri për veprën penale “Mashtrim”, ndërsa tjetri për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”. Po ashtu, sipas policisë, të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë.

Autoritetet kanë theksuar se ky ekstradim u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.

Pas mbërritjes në Kosovë, të dyshuarit iu dorëzuan njësive përkatëse të policisë në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht të Gjakovës, për vijimin e procedurave të tjera ligjore.

Raporti:

Ekstradohen nga Gjermani për në Kosovë, dy persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Prishtinë, më 3 korrik 2026

Më 03.07.2026, Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me njësitë e tjera relevante të policisë si dhe institucionet e drejtësisë, ka kryer ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, F.H. dhe M.Gj., nga Gjermania në Kosovë.

Të dyshuarit ishin vënë në pranga nga autoritetet gjermane, pasi ndaj tyre kishte urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës përmes INTERPOL-it. Ata dyshohen për vepra penale të ndryshme, ku njëri kërkohej për “Mashtrim”, ndërsa tjetri për “Shtytje në vrasje të rëndë”, ndërsa gjithashtu ishin shmangur nga drejtësia.

Ky ekstradim është realizuar falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve gjermane. Pas ekstradimit, të dyshuarit iu dorëzuan njësive përkatëse të policisë në rajonin e Mitrovicës, respektivisht të Gjakovës, për të vazhduar me procedurat e tjera ligjore.

të fundit

GJKKO postpones ruling on a part of the “Veliaj” case, seeks more time to review objections

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër shpalljen e vendimit për biznesmenin Elman Abule dhe të pandehurit e tjerë në…

34 seconds ago

Turkey’s high court closes the door on presidential race as Erdogan rival’s diploma is annulled

Ekrem Imamoglu, ish-kryebashkiaku i burgosur i Stambollit dhe një prej rivalëve kryesorë politikë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka…

51 seconds ago

Tragic: Well-known TV presenter dies in accident (NAME + PHOTO)

Prezantuesja e njohur televizive në Azerbajxhan, Ada Suleyman, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja…

1 minute ago

Four suspects in Arlinda Zekaj’s murder remanded in custody for one month

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar…

1 minute ago

Rrustemi discusses community rights in Kosovo with the Hungarian ambassador

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zëvendëskryetari Adnan Rrustemi, ka pritur në takim…

2 minutes ago

Klimovski on the “Lottery” case: There is no court ruling suspending the contract or seizing the VLT equipment

SH.A. “Lotaria Shtetërore” nuk ka organizuar lojëra VLT që nga viti 2013, sepse e gjithë e drejta, sipas vlerësimeve të…

2 minutes ago