Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar nga një muaj paraburgim për N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të cilët dyshohen për përfshirje në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Sipas njoftimit të gjykatës, Departamenti për Krime të Rënda ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e kësaj mase ndaj katër të pandehurve.
None found
Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, vendosi që N.S. dhe D.S. të mbahen në paraburgim për dyshimin për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Vrasja e rëndë”, të paraparë në nenin 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4, lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). M.P. dhe G.B. dyshohen për veprën “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, sipas nenit 380, paragrafi 3, të KPRK-së.
Për N.S. dhe D.S., masa nis më 24.11.2026, në orën 09:30, dhe zgjat deri më 24.12.2026. Për M.P. dhe G.B., paraburgimi fillon më 24.11.2026, në orën 10:00, dhe përfundon më 24.12.2026.
Palët mund të ankimojnë aktvendimin brenda 48 orëve nga pranimi i tij.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zëvendëskryetari Adnan Rrustemi, ka pritur në takim…
Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e Bruno Fernandesit nga Manchester United, ndërsa e ardhmja e mesfushorit portugez në Old…
Prezantuesja e njohur televizive në Azerbajxhan, Ada Suleyman, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja…
Porsche po zgjeron funksionalitetin e kamerës së saj për vetura, duke e pajisur për herë të parë edhe me mundësinë…
Marcos Alonso ka zbuluar një nga pikat më të forta të Xavi Hernandezit si trajner i Barcelonës, por edhe mangësinë…
Erjon Vishkulli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, ku është marrë në pyetje lidhur me plagosjen e tij në sy…