Me nisjen e muajit gusht është shtuar ndjeshëm edhe këtë vit ardhja e pjesëtarëve të diasporës, të cilët po kthehen për pushime në vendlindje nga shtete të ndryshme ku jetojnë dhe punojnë. Megjithëse udhëtimi është i lodhshëm, ata thonë se mbërritja në atdhe ua përmirëson disponimin.
None found
Denis Elshani, bashkatdhetar që jeton në Danimarkë, tregon se udhëtimi në përgjithësi ka kaluar shumë mirë. Sipas tij, ka pasur disa vonesa, por ato janë të kuptueshme për shkak të sezonit.
Bekim Basha, i ardhur nga Gjermania, thotë se vështirësitë më të mëdha i kanë hasur në Kroaci, ku kanë pritur 2 orë e gjysmë së bashku me 20 kerre. Ndërkaq, kalimin nëpër Shqipëri ai e përshkruan si fantastik.
Një udhëtim prej 24 orësh ka bërë edhe Lumnie Bajramaj, bashkatdhetare nga Zvicra. Ajo tregon se në Kroaci kanë pritur dy orë, ndërsa në pikat kufitare me Shqipërinë kanë kaluar pa vonesa.
Edhe këtë vit, shteti po ua subvencionon bashkatdhetarëve policat e sigurimit të automjeteve. Në pikën e Vërmicës, pajisja me këtë dokument po kryhet brenda një kohe shumë të shkurtër.
Bekim Nexhipi, bashkatdhetar nga Zvicra, thotë se procedura i ka marrë vetëm dy minuta dhe se gjithçka ka qenë në rregull. Ai shton se kishte një kolonë të vogël, por sipas tij, radhë të tilla ka gjithmonë.
Përfaqësuesit e zyrës së Byrosë Kosovare të Sigurimeve bëjnë të ditur se fluksi i ardhjes së mërgimtarëve në atdhe arrin kulmin në fillim të gushtit.
Agron Berisha nga BKS deklaron se korriku është mbyllur me së paku 35 mijë automjete të diasporës që kanë hyrë në Kosovë dhe janë pajisur me sigurim në këtë pikë. Ai thekson se Qeveria po vazhdon edhe sivjet subvencionimin e diasporës për kategorinë e automjeteve të udhëtarëve.
Numri më i madh i bashkatdhetarëve vjen nga Gjermania dhe Zvicra, të pasuara nga Italia dhe shtetet nordike. Për ta përballuar fluksin, Byroja Kosovare e Sigurimeve është në funksion 24/7.
Sipas Berishës, mërgimtarëve nuk u nevojiten minuta për t’u shërbyer, por vetëm disa sekonda pritje në sportelet e BKS-së. Ai thotë se stafi është profesionalisht i përgatitur dhe në nivelin e duhur, ndërsa si qendra, ashtu edhe pika në Vërmicë, po punojnë me kapacitete maksimale dhe pa ndërprerje, 24/7.
Të dhënat e zyrës së BKS-së tregojnë se deri tani mbi 13 mijë automjete kanë ardhur nga Zvicra, 10 deri në 12 mijë nga Gjermania, kurse pjesa tjetër nga shtete të tjera evropiane.
Në ditët e ardhshme parashikohet që fluksi i bashkatdhetarëve që mbërrijnë nga Evropa të pësojë rënie.
Dita e parë e muajit gusht edhe këtë vit ka sjellë fluks të lartë të diasporës që po kthehen në…
Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit maroken Azzedine Ounahi nga Girona, me klubin katalanas që kërkon të mbulojë…
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Lezhë, ku një automjet është qëlluar me armë…
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli, ka lënë të hapur mundësinë e një angazhimi në politikë në…
Tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një restoranti në…
Bashkimi Evropian do të mbajë një takim urgjent të ministrave të Brendshëm të martën lidhur me krizën e rëndë migratore…