Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes rrjeteve sociale, Rama publikoi një fotografi dhe e shoqëroi atë vetëm me fjalën “Marre”.
Të lidhura
None found
Reagimi i tij u bë menjëherë pas shpalljes së vendimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, i cili ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim.
Edhe Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet heqje lirie.
