E konfirmon Ambasada Amerikane në Kosovë: Më 31 janar diskutim për Asociacionin, të ftuar edhe qeveritarët

Ambasada amerikane në Kosovë, e ka konfirmuar për Gazetën Express se më 31 janar do ta organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Në një përgjigje për gazetën, zëdhënësi i ambasadës, ka deklaruar të ftuar janë përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të qeverisë, liderë politikë dhe diplomatë.

Të lidhura

None found

“Më 31 janar, ambasada amerikane do të mbajë një diskutim mbi Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Kemi ftuar një grup divers nga liderët e shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar mbi këtë pikë”, thuhet në përgjigje.

Qëllim i diskutimit sipas ambasadës, është që të rritet avancimi në kuptimin reciprok për cështjen e Asociacionit.

Krejt kjo, sipas ambasadës amerikane, për ta mbështetur dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi ynë është të rrisim mirëkuptimin e ndërsjellë rreth angazhimit e për Asociacionin, në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen për Gazetën Express.

“Këtë diskutim e organizojmë në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për ta avancuar integrimin e Kosovës në Evropë dhe struktura euro-atlantike dhe si si një refleksion i miqësisë sonë të gjaë dhe në mbështetje të popullit të Kosovës”, thuhet në fund. /GazetaExpress


Shtuar 24.01.2023 19:17