Skip to content
Albeu.com
  • lajme
  • kosovë
  • maqedoni
  • sport
  • showbiz
  • lifestyle
  • tech
  • moti
  • english
search
  • lajme
  • kosove
  • maqedoni
  • bota
  • opinion
  • lifestyle
  • shendetesi
  • receta gatimi
  • enciklopedi
  • LiveTV
  • sport
  • tech
  • auto
  • livescore
  • moti në shqipëri
  • moti në kosovë
  • moti në maqedoni
  • travel

Dialogu Kosovë-Serbi, zyrtari amerikan: Nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republika Sërpska

Dialogu Kosovë-Serbi, zyrtari amerikan: Nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republika Sërpska

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, tha se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo të gjitha palët po dialogojnë në mirëbesim.

Gjatë një seance të këtij komiteti, ku do të raportojnë këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Menendez tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, publikisht është deklaruar se nuk do ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Të lidhura

None found

Senatori amerikan tha se ndaj Beogradit nuk po ushtrohet presion, duke shtuar se Vuçiç po vazhdon të përqafojë narrativë nacionaliste, sikurse ideja për “Serbinë e Madhe” , ashtu siç presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shtyn përpara idenë për “Rusinë e Madhe”.

“Nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republika Sërpska, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë”, paralajmëroi Menendez në nisje të kësaj seance të komitetit.

Një ditë para paraqitjes së tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Chollet zhvilloi biseda të ndara telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Me të dy zyrtarët, Chollet bisedoi për dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ndërsa porositi palët që të vazhdohet puna e rëndësishme për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve dhe duke kërkuar nga palët që t’i shmangin provokimet.Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që nga viti 2011. Ky proces, që gëzon mbështetjen e SHBA-së, synon të çojë palët drejt normalizimit të plotë t raporteve.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia në Bruksel arritën Marrëveshjen Bazë drejt normalizimit të raporteve dhe më 18 mars, në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, por kërkon nga palët që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Po ashtu, Marrëveshja e Ohrit kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Asociacioni është prioritet, teksa Escobar ka deklaruar se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet të nisë me Asociacionin.

Në takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, që u mbajt më 2 maj, Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit, ka paraqitur para palëve draftin e parë të statutit për themelimin e Asociacionit.

Ky draft është refuzuar nga pala kosovare.

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Ekipin Menaxhues që ka hartuar statutin për Asociacionin, me arsyetimin se ky ekip ka përfunduar mandatin me prezantimin e draftit. Por, ky veprim i ekzekutivit kosovar në BE është konsideruar se është në kundërshtim me marrëveshjen e dialogut. Blloku evropian ka shprehur qëndrimin se ky ekip – i përbërë nga katër anëtarë serbë – duhet të jetë funksional deri në miratimin e statutit të Asociacionit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Por, Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Megjithatë, Kushtetuesja ka thënë se ajo mund të harmonizohet me akte ligjore./REL

Lajme të ngjashme:


Shtuar më 18.05.2023 17:32

Tags: albeu, Asosacioni, dialogo, kosove, republika serpska, Serbi
Bogujevci: Restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës po mbështetet me mbi shtatë milionë euro

Bogujevci: Restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës po mbështetet me mbi shtatë milionë euro

Mustafa: Të ardhurat e familjeve në varfëri shkojnë kryesisht për ushqim

Mustafa: Të ardhurat e familjeve në varfëri shkojnë kryesisht për ushqim

Kosova dhe Austria parafejnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor penal

Kosova dhe Austria parafejnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor penal

Gjeneral Major Roberto Vergori zhvillon takim me ministrin shqiptar të Mbrojtjes

Gjeneral Major Roberto Vergori zhvillon takim me ministrin shqiptar të Mbrojtjes

Prokuroria Speciale ndryshon udhëzuesin për regjistrimin e lëndëve dhe nisjen e hetimeve zyrtare

Prokuroria Speciale ndryshon udhëzuesin për regjistrimin e lëndëve dhe nisjen e hetimeve zyrtare

Vitia për ndërrimin e foshnjës në Spitalin Amerikan 2: Rasti u trajtua me urgjencë, qytetarët të denoncojnë shkeljet

Vitia për ndërrimin e foshnjës në Spitalin Amerikan 2: Rasti u trajtua me urgjencë, qytetarët të denoncojnë shkeljet

Çeku diskuton me Parlamentin Studentor të UP-së për Strategjinë e Arsimit 2035+

Çeku diskuton me Parlamentin Studentor të UP-së për Strategjinë e Arsimit 2035+

Limaj: Deklarata e Trendafilovës tregon ndikimin e parë të ligjit të ri për Dhomat Specializuara

Limaj: Deklarata e Trendafilovës tregon ndikimin e parë të ligjit të ri për Dhomat Specializuara

Posted in kosovë, lajmeTagged albeu, Asosacioni, dialogo, kosove, republika serpska, Serbi

Post navigation

 Dalin shifrat, funerali i Mbretëreshës Elizabeth II u kushtoi britanikëve qindra miliona euroZelensky mund të udhëtojë drejt Japonisë për samitin e G7 

të fundit

Bogujevci: Restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës po mbështetet me mbi shtatë milionë euro

Bogujevci: Restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës po mbështetet me mbi shtatë milionë euro

Reforma në Armatë: ushtarët profesionistë mund të vijojnë shërbimin edhe pas moshës 45-vjeçare

Reforma në Armatë: ushtarët profesionistë mund të vijojnë shërbimin edhe pas moshës 45-vjeçare

Protesta vijon në Tiranë, turma marshon drejt Zogut të Zi dhe vendos barrikada

Protesta vijon në Tiranë, turma marshon drejt Zogut të Zi dhe vendos barrikada

VIDEO/ Al-Taawoun përballet me valë dëmtimesh, Bajrami luan vetëm 11 minuta

VIDEO/ Al-Taawoun përballet me valë dëmtimesh, Bajrami luan vetëm 11 minuta

Aurela Gaçe dhe Blendi Salaj i bashkohen protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Aurela Gaçe dhe Blendi Salaj i bashkohen protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

U përcaktuan koha dhe stadiumi i ndeshjes Partizani–Skënderbeu

U përcaktuan koha dhe stadiumi i ndeshjes Partizani–Skënderbeu

Dhjetëra efektivë dhe mjete policore rrethojnë Sheshin “Skënderbej”, protestuesit grumbullohen pranë Parkut Rinia

Dhjetëra efektivë dhe mjete policore rrethojnë Sheshin “Skënderbej”, protestuesit grumbullohen pranë Parkut Rinia






Esim for Global | Esim for Europe | Esim for Caribbean | Esim for USA | Esim for Italy | Esim for Spain | Esim for Turkey | Esim for Germany | Esim for Greece | Esim for Asia | Esim for World Cup 2026 | Esim for Saudi Arabia | Esim for Egypt | Esim for United Arab Emirates | Esim for Balkans | Esim for Morocco | Esim for China | Esim for United Kingdom | Esim for Africa | Esim for Latin America | Esim for GCC Gulf Cooperation Council | Esim for Middle East | Esim for South America | Esim for Canada | Esim for Mexico | Esim for Japan | Esim for Albania | Esim for Kosovo | Esim for Switzerland | Esim for Tunisia | Esim for South Africa | Esim for Algeria | Esim for Portugal | Esim for Brazil | Esim for Argentina | Esim for Colombia | Esim for Hong Kong | Esim for Thailand | Esim for Macau | Esim for Malaysia | Esim for Vietnam | Esim for South Korea | Esim for Austria | Esim for Netherlands | Esim for Australia | Esim for Russia | Esim for India | Esim for Chile | Esim for Peru | Esim for Poland | Esim for North Macedonia | Esim for Sweden | Esim for Finland | Esim for Norway | Esim for Belgium
Albeu.com

© 2003 - 2026 Albeu Online Media. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

Kryesore

    • Erion Veliaj
    • Free Esim
    • Zgjedhjet 2025
    • Belinda Balluku
    • SPAK
    • Kombëtarja

Kategori

    • Lifestyle
    • Showbiz
    • Tech
    • Shëndetësi
    • Argetim
    • Enciklopedi

Linqet

    • Live tv shqiptare
    • Moti në Shqipëri
    • Travel
    • Horoskopi
    • Livescore
    • News from Albania

Tags

    • Edi Rama
    • Albania News
    • Kosovo news
    • Piranjat
    • gazeta, tv, portale
    • Sali Berisha

Moti

    • Moti në Tiranë
    • Moti në Prishtinë
    • Moti në Shkup
    • Moti në Durrës
    • Moti në Prizren
    • Moti në Tetovë

© 2003 - 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

    • Kontaktoni
    • Kushtet e Përdorimit
    • Privacy Policy
    • Powered by: orihost.com