Dyshimi për spiunazh në Kosovë, ekspertët kërkojnë hetim përtej rolit të Fehim Salit

Fehim Sali, i arrestuar javën e kaluar në pikën kufitare të Merdarës për dyshimin e kryerjes së veprës penale “Spiunazh”, do të qëndrojë një muaj në paraburgim.

Të lidhura

None found

Vendimi u mor të premten nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila përcaktoi që masa ndaj tij të jetë në fuqi deri më 13 shtator 2026.

Sipas dyshimeve të ngritura, Sali për një periudhë të vazhdueshme i ka siguruar informacione dhe ndihmë Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA), në këmbim të përfitimit material.

Gjykata e ka arsyetuar paraburgimin me rrezikun që i dyshuari të arratiset, të ushtrojë ndikim mbi dëshmitarët ose provat, si dhe të përsërisë apo vazhdojë veprimtarinë për të cilën po hetohet.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ndaj të pandehurit F.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila llogaritet nga data e arrestimit të tij, 13 gusht 2026 dhe zgjat deri më 13 shtator 2026”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Institucioni gjyqësor ka vlerësuar se në këtë fazë ekziston dyshim i bazuar për veprën penale që është objekt i hetimit dhe se janë plotësuar kërkesat ligjore për vendosjen e masës së paraburgimit.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se rasti duhet të trajtohet me kujdes të shtuar dhe se hetimi nuk duhet të përqendrohet vetëm te personi i arrestuar. Sipas tyre, duhet të shqyrtohen edhe kontaktet, komunikimet dhe lidhjet e mundshme të tij.

Institucionet përgjegjëse, sipas ekspertëve, duhet të analizojnë çdo të dhënë që mund të tregojë për ekzistencën e strukturave ose bashkëpunëtorëve të tjerë. I gjithë procesi duhet të zhvillohet në mënyrë profesionale, në përputhje me ligjin dhe mbi bazën e provave.

Image

Prof. Dr. Muhamet Racaj, Gjeneral Major në pension, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se rasti i Fehim Salit duhet të trajtohet me seriozitet, duke respektuar njëkohësisht prezumimin e pafajësisë.

“Rasti i Fehim Salit, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim nën dyshimin për spiunazh, duhet të trajtohet me seriozitet të veçantë nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë. Në këtë fazë duhet respektuar plotësisht parimi i prezumimit të pafajësisë, pasi bëhet fjalë për dyshime që ende duhet të provohen përmes hetimeve dhe procedurave gjyqësore a ka vepruar si individ ose ne kuader te ndonjë celule”, ka thënë Racaj.

Ai ka nënvizuar se natyra e dyshimit e bën këtë çështje veçanërisht të ndjeshme për sigurinë kombëtare. Sipas Racajt, spiunazhi mund të nënkuptojë jo vetëm grumbullimin e informacionit, por edhe depërtimin në institucione, sigurimin e të dhënave të klasifikuara, zbulimin e dobësive institucionale dhe ndërtimin e kanaleve të ndikimit në interes të një shteti ose strukture të huaj.

Eksperti ka kërkuar që hetimi të shtrihet te të gjitha kontaktet, komunikimet dhe lidhjet e mundshme të të dyshuarit.

“Arsyetimi i gjykatës për rrezikun e ndikimit në dëshmitarë e prova, si dhe mundësinë e përsëritjes apo vazhdimit të veprës penale, nga këndvështrimi i kundërzbulimit është veçanërisht domethënës. Këto elemente tregojnë se hetimi duhet të jetë i kujdesshëm, gjithëpërfshirës dhe i orientuar jo vetëm te veprimet individuale, por edhe te kontaktet, komunikimet, burimet e informacionit dhe çdo lidhje të mundshme organizative”, ka thënë Racaj.

Sipas tij, nëse dyshimet vërtetohen, pasojat për Kosovën mund të jenë serioze. Një veprimtari e tillë mund të prekë informacionin e klasifikuar, kapacitetet mbrojtëse, institucionet shtetërore dhe proceset strategjike të vendimmarrjes.

Racaj ka shtuar se, në kushtet e luftës hibride, spiunazhi mund të shoqërohet me dezinformim, ndikim politik, presion ekonomik dhe operacione kibernetike.

Ai ka theksuar se hetimi nuk duhet të ndalet te individi i dyshuar, nëse gjatë procesit shfaqen të dhëna për persona të tjerë ose lidhje të mundshme.

“Për këtë arsye, nuk do të ishte e mjaftueshme që hetimi të kufizohej vetëm te individi i dyshuar. Nëse gjatë hetimeve dalin indicie për kontakte apo bashkëpunëtorë të tjerë, institucionet kompetente duhet të hetojnë nëse kemi të bëjmë me një veprimtari të izoluar apo me një rrjet më të gjerë. Kundërzbulimi modern pikërisht këtë synon: të zbulojë jo vetëm “personin”, por edhe strukturën, qëllimin, kanalet e komunikimit dhe përfituesin e mundshëm të informacionit”, është shprehur ai.

Racaj ka thënë se Kosova duhet të zbatojë zero tolerancë ndaj çdo forme spiunazhi, por pa hequr dorë nga një qasje profesionale, ligjore dhe e mbështetur në prova.

“Nëse këto dyshime konfirmohen, rasti duhet të shihet si çështje e sigurisë kombëtare dhe jo vetëm si një rast individual kriminal. Institucionet e sigurisë duhet të analizojnë nëse pas tij ekzistojnë hallka të tjera dhe nëse aktiviteti i dyshuar është pjesë e ndonjë operacioni më të gjerë kundër interesave të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Racaj për “Bota sot”.

Edhe juristi Blerim Burjani ka ngritur shqetësimin për mundësinë e ekzistimit të rrjeteve që veprojnë kundër Kosovës. Në një deklaratë për “Bota sot”, ai ka theksuar se, 26 vjet pas përfundimit të luftës, vendi ende nuk ka një Ligj për Lustracionin.

Burjani ka thënë se institucionet vazhdojnë të përballen me persona që dyshohen për veprimtari armiqësore ndaj shtetit.

Image

“Rrjet mund të ketë, sepse Kosova po ka probleme dhe kërcënime të sigurisë në shumë situata. Kosova ende nuk ka as Ligj për Lustracionin”, ka deklaruar ai.

Juristi ka vënë në pikëpyetje edhe mungesën e masave të mjaftueshme gjatë këtyre viteve ndaj personave të dyshuar për veprimtari të tilla.

“26 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të ketë përballje me shumë njerëz, të cilët dyshohen për veprimtari armiqësore ndaj saj, por deri tash nuk ka pasur ndonjë akt ndalese për shumë fytyra që kanë arritur të operojnë në institucionet e saj”, është shprehur Burjani.

Sipas tij, problemi nuk lidhet vetëm me individë të veçantë, por edhe me mundësinë që të ekzistojnë struktura e rrjete të angazhuara në veprime kundër Kosovës.

“Andaj, Kosova po ballafaqohet vetëm me individë, por jo edhe me struktura dhe rrjete që mund të ketë dhe që ndërmarrin veprime kundër Kosovës”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.


Shtuar 19.08.2026 19:00

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbetcasibom