Dy zyrtarë të FBI-së vizitojnë Shërbimin Korrektues të Kosovës, në fokus terrorizmi dhe rreziqet e sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, zhvilloi një takim me dy zyrtarë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), ku vëmendja u përqendrua te parandalimi dhe luftimi i terrorizmit, evidentimi dhe menaxhimi i rreziqeve të sigurisë, si dhe zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve profesionale.

Të lidhura

None found

ShKK-ja njoftoi se palët shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit institucional në siguri dhe zbatim të ligjit, duke u mbështetur në ndarjen e përvojave dhe në zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.

Gjatë takimit u analizua gjithashtu bashkëpunimi i arritur deri më tani. Sipas komunikatës, ky angazhim u konsiderua me rëndësi për fuqizimin profesional të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe për trajtimin e sfidave të përbashkëta që lidhen me sigurinë.

Në përfundim, të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të intensifikohet në të gjitha fushat ku ekziston interes i ndërsjellë. Kjo do të realizohet përmes koordinimit të pandërprerë, shkëmbimit të informacioneve dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta profesionale.


Shtuar 6.08.2026 18:56

Tags: ,
holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss