Dy mjekëve të dyshuar për ryshfet u hiqet masa e arrestit shtëpiak

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur t’ua ndërpresë arrestin shtëpiak dy mjekëve, V.R. dhe E.S., të cilët po hetohen nën dyshimin për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Të lidhura

None found

Sipas një përgjigjeje me shkrim që kjo gjykatë i ka dërguar kp-së, vendimi është nxjerrë më 10 korrik 2026. Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk kishte paraqitur kërkesë për zgjatjen e kësaj mase apo për zëvendësimin e saj me ndonjë masë tjetër.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë duke vendosur sipas detyrës zyrtare dhe në mbështetje të nenit 181, paragrafët 1 dhe 7, lidhur me nenin 188, paragrafi 1 të Kodit Nr. 08/L-032 të Procedurës Penale, më 10 korrik 2026 ka nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurve V.R. dhe E.S. u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Gjykata ka theksuar se ndaj dy të dyshuarve mbetet dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se nuk e ka kërkuar vazhdimin e arrestit shtëpiak, për shkak se nuk kanë ekzistuar më kushtet ligjore për paraqitjen e një kërkese të tillë.

Sipas Prokurorisë, deri në këtë fazë të procedurës janë intervistuar të gjithë dëshmitarët e nevojshëm dhe të pandehurit, përfshirë edhe personat për të cilët është zhvilluar procedurë lidhur me veprën penale të dhënies së ryshfetit.

Aktakuza, megjithatë, ende nuk është ngritur, pasi pritet të kryhen edhe disa veprime të tjera procedurale të nevojshme.

Prokuroria ka bërë të ditur se V.R. po hetohet për gjashtë raste të dyshuara të marrjes së ryshfetit, ndërsa E.S. për tri raste të tilla.

Në sqarimin e saj, Prokuroria ka njoftuar po ashtu se E.S. kishte qenë më herët në arrest shtëpiak, në periudhën nga 10 janari deri më 9 shkurt 2023, për një rast tjetër penal. Për atë rast, më 30 korrik 2024, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, e cila ndodhet në procedurë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri u arrestuan nga Policia e Kosovës më 13 maj 2026, nën dyshimin për veprën penale “Marrja e ryshfetit”. Rasti vazhdon të hetohet nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.


Shtuar 16.07.2026 18:03

MatbetEsenyurt Escortromabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet