Djali i madh feston ditëlindjen, Sabri Fejzullahu i bën dedikimin emocionues

Sabri Fejzullahu është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Këngëtari legjendar është treguar shumë i rezervuar për jetën e tij personale dhe dihet shumë pak për familjen e tij. Por së fundmi, ai ka bërë një urim publik për djalin e tij të madh, Armendin me rastin e ditëlindjes.

Fejzullahu ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me të birin, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë zemre. “100 i festofsh i gëzuar me dinjitet me dituri me dashni punë të mbarë me respekt me edukatë me sinqeritet e me 100 epitete që i posedon Ti djali i babit”, ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë që Armendi dhe vajza Adelina janë fëmijët nga martesa e parë e këngëtarit.

Shtuar 4.05.2021 02:05