Flamuri i Kosovës është djegur nga persona të panjohur në Zveçan. Lidhur me këtë ngjarje policia ka iniciuar rast për “nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim”.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, teksa sipas zv/drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani, dyshohet se një veprim të tillë e kabë bërë tre të mitur serbë.
Ai ka thënë se lidhur me këtë rast ende nuk ka të arrestuar.
Ndërkaq, në raportin 24 orësh të policisë theksohet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, për çka është informuar edhe prokurori i shtetit.