Një ditë më parë, vajza e Fjolla Morinës festoi ditëlindjen. E sigurisht që mami nuk ka nguruar që t’i bëjë një urim publikisht. Këngëtarja ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet së bashku me të bijën dhe shkruan fjalët më të ëmbla për të.
“Uime për vajzën time. Princesha ime, gëzimi im i parë… Ti që jetën time ma gëzove… dashuria më e rrallë, që me ardhjen tënde ma mundësove gëzimin sa herë. Urime dhe urimet më të mira për vajzën time të bukur, e cila ka një ditëlindje të mrekullueshme, sot 18 vite.
Vajza e Fjollës ka një Instagram mjaft të populluar ku e ndjekin 11 mijë persona dhe nga aty ka ndarë pamjet e festës së 18-vjetorit me shoqërinë ku alkooli është konsumuar në masë.
Ajo ka treguar dhe disa dhurata ku nuk kanë munguar bizhuteritë me guri dimanti dhe një prej tyre ishte dhuratë nga e ëma, Fjolla Morina.
Vitet kalojnë mirëpo ti mbetesh personi më i dashur në jetën time, andaj sot festo princesha ime. Për vajzën e cila më ndihmoi të kuptoj fefunicionin e jetës në thelb. Urime vajza ime 18-vjetorin”, shkruan Fjolla.
Gjithashtu nuk ka munguar as urimi i bashkëshortit të këngëtares, Fisnik Syla. Ky i fundit ka postuar në “Instasatory” një foto të vajzës së Fjollës dhe në të shkruan: “Urime ditëlindjen Ledi. Të urojmë një vit të mbarë plot shëndet, paqe, fat e lumturi”.