Dhunohet imami i një xhamie në Kosovë

Raportohet se imami nga Podujeva është dhunuar rëndë mbrëmë nga disa persona në xhami.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Zeqir Berisha është rrahur në xhaminë ku ushtron detyrën në fshatin Lupç.

Imami është goditur me mjete të forta. Burime kanë bërë me dije se imami ndodhet në QKUK e është jashtë rrezikut për jetë.

“Imami aktualisht është i shtrirë në QKUK në gjendje jashtë rrezikut për jetë”, tha ky burim për Insajderin.

Imami i xhamisë Zeqir Berisha, i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk janë ndërmarr hapa.

Personat të cilët e kanë sulmuar imanin, tashmë janë intervistuar nga Policia, por siç mëson Insajderi asnjëri nga ta nuk e ka pranuar sulmin e bërë mbrëmë./express

Shtuar 22.07.2022 10:27