Detyroi gazetarin spanjoll të thotë “Kosova”, mediat serbe “trullosen” nga zyrtari i FFK-së (VIDEO)

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Bajram Shala, dje ka zënë të gjitha faqet e mediave, pasi në konferencën para ndeshjes me Spanjën, ka detyruar gazetarin spanjoll të “AS”, që të përsërit disa herë emrin e Kosovës, meqë kjo gazetë nuk e kishte shkruar fare emrin e Kosovës.

Një gjë e tillë ka nxitur edhe reagimin e mediave serbe, duke e quajtur një gjest të tillë si “skandal”:

“Ata e detyruan gazetarin spanjoll që të përmend emrin e Kosovës”, është një prej titujve të mediave serbe.

Kosova sot në 20:45, do të përballet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Katarit 2022.


Shtuar 31.03.2021 13:48