Oleksiy Goncharenko, deputet ukrainas dhe nismëtar i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, e cilësoi gabim diplomatik deklaratën e bërë në Beograd nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Të lidhura
None found
Në platformën “X”, Goncharenko shpërndau deklaratën e Zelenskyt, së bashku me fotografinë që tregonte se slogani “Free Ukraine” ishte larguar nga Hoteli Grand në Prishtinë.
“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit e përkrahin pavarësinë e Kosovës dhe ne mendojmë se Ukraina duhet ta njohë këtë shtet”, shkroi ai.
Goncharenko theksoi se do ta vazhdojë angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës, duke shprehur bindjen se, në fund, Ukraina do ta njohë atë.
