Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, njoftoi se përfaqësuesit parlamentarë të kësaj partie janë nisur drejt Kuvendit të Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas tij, objektivi i PDK-së për seancën e sotme është zhvillimi i leximit të dytë të ligjit për specialen.
Demaku u shpreh gjithashtu për mundësinë e një takimi ndërmjet kryetarit Bedri Hamza dhe kryeministrit Albin Kurti.
Megjithatë, deputeti deklaroi se nuk ka informacion nëse një takim i tillë do të zhvillohet.
