Defekti teknik nxjerr përkohësisht jashtë pune Njësinë A3 të KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u) ka ndalur në mënyrë të kontrolluar Njësinë A3, pasi në të është konstatuar një defekt teknik.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të KEK-ut, ndalimi u krye në ora 22:17, si masë parandaluese për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të pajisjeve.

“Ndalimi është ndërmarrë si masë parandaluese, me qëllim të ruajtjes së gjendjes teknike të pajisjeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për ndërhyrjen dhe sanimin e defektit”, thuhet në njoftim.

Ekipet profesionale të KEK-ut kanë nisur punën për menaxhimin e situatës dhe rregullimin e defektit.

Njësia A3 do të rikthehet në operim pasi të përfundojnë ndërhyrjet e nevojshme dhe të verifikohen kushtet e sigurta për punë.


Shtuar 18.08.2026 09:27

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişsetrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetcasibom girişsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom