Categories: kosovë

Debati mes dy aktivisteve serbe pas këngës për Kosovën në Bruksel; Kandiq: Brohoritjet na çuan te bombardimet dhe varrezat masive

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq dhe aktivistja e shoqërisë civile në Beograd, Bojana Selakoviq, shkëmbyen publikisht kritika pas incidentit në Bruksel. Në koncertin e mbrëmjes inauguruese të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian u luajt melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Në një reagim në rrjetin X, Kandiq e quajti të turpshme ngjarjen dhe pyeti pse përfaqësuesit e shoqërisë civile serbe të pranishëm nuk reaguan. Ajo ngriti gjithashtu pyetjen nëse ndonjëri prej tyre kishte kërkuar që kënga të ndalej gjatë interpretimit.

Të lidhura

None found

Selakoviq u përgjigj se ishte e pranishme në forum, por nuk kishte ndërhyrë. Ajo tha se ishte e vetmja nga aktivistët e shoqërisë civile serbe që ndodhej aty dhe shtoi se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë të mos e pëlqejnë këngën e të shprehin kundërshtimin, por pyeti se ç’lidhje kishte kjo me të apo me të tjerë nga Serbia.

Selakoviq mbrojti edhe tekstin e “Oj Kosovo, Kosovo”, duke argumentuar se ai ka karakter simbolik dhe nuk bën thirrje për urrejtje, vrasje apo spastrim etnik. Ajo deklaroi se nuk kishte qëndrim ndaj këngës siç kanë serbët e Kosovës, por nuk shihte problem në tekstin e saj. Sipas saj, fakti që këndohet nga nacionalistë apo persona me të cilët nuk ka asgjë të përbashkët nuk e bën këngën nacionaliste.

Ajo kritikoi gjithashtu përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve të Kosovës e Shqipërisë, duke i akuzuar për heshtje ndaj çështjeve të tjera, mes tyre reagimet për aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Hagë.

Kandiq iu kundërpërgjigj duke sjellë vargje nga kënga, si kundërshtim ndaj pretendimit se teksti është vetëm simbolik dhe i padëmshëm. Ajo përmendi brohoritjen se Kosova nuk do të jepet dhe pretendimin se ajo u përket serbëve që prej të parëve, ndërsa shkroi se këto brohoritje i çuan te bombardimet dhe varrezat masive.

Kandiq tha se veprimtari të tilla nuk i afrojnë popujt dhe nuk ndihmojnë pajtimin. Sipas saj, panelet ku interpretohet kjo këngë nuk do t’i afrojë me fqinjët dhe viktimat.

Selakoviq vazhdoi të kundërshtonte pritshmëritë që përfaqësuesit serbë të reagonin ose të kërkonin falje për incidentin. Ajo shkroi se as këmbëngulja për të kërkuar falje e për të protestuar në çdo rast nuk do t’i afrojë palët, duke shtuar se Serbia nuk mban përgjegjësi për atë që ndodhi.

Në reagimin e saj të fundit, Kandiq iu përgjigj me ironi, duke shkruar se, natyrisht, askush nga Serbia nuk duhej të kërkonte falje apo të protestonte dhe se duhej të ndalte këmbënguljen e saj.

të fundit

Corriere della Sera: Dronët ukrainas godasin anijen iraniane pranë Libisë; operacioni dyshohet se u krye për SHBA-në

Një tjetër anije mallrash me flamur iranian është goditur nga dronë detarë ukrainas pranë brigjeve të Bengazit në Libi. [...]Read…

2 minutes ago

Ismajli operohet me sukses, Torino pritet të jetë pa mbrojtësin shqiptar për një muaj

Ardian Ismajli e ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në dorën e djathtë, ka njoftuar klubi i tij, Torino.Reprezentuesi i…

2 minutes ago

Xhaferri: Spiropali duhet të pendohet, jo të viktimizohet, ka qenë në majat e qeverisjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka komentuar në emisionin “Prime News24” zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste dhe deklaratat…

10 minutes ago

Gjykata kërkon dërgimin e Thomas Markle në Kaliforni për akuzat me materiale pornografike me të mitur; rrezikon deri në 40 vjet burg

Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, pritet të transferohet në Kaliforni për t'u përballur me akuzat zyrtare…

11 minutes ago

Nga triumfi ndaj Milanit të Ronaldinhos dhe Seedorfit te pasiguria: Tirana në kërkim të identitetit, Klafuriç nën kritika

Tirana - Milan 2008/ Dean KlafuriçNë fillim të sezonit, klubi i Tiranës u “premtoi” tifozëve një “kapitull të ri” me…

20 minutes ago

Water bills in Struga to rise by up to 12%, residents oppose increase

Autoritetet lokale në Strugë do tua urojnë vitin e ri qytetarëve me fatura uji më të larta deri në 12%.…

37 minutes ago