Categories: kosovë

Kandiq dallon vendimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së nga dënimet e zyrtarëve serbë

Aktivistja serbe e të drejtave të njeriut, Natasha Kandiq, ka vënë në dukje dallimin mes dënimit të sotëm të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë dhe vendimeve gjyqësore për zyrtarët e lartë serbë lidhur me krimet e kryera në Kosovë.

Të lidhura

None found

Sipas saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u dënuan për krime lufte. Ndërkaq, Tribunali i Hagës i shpalli fajtorë Nebojsha Pavkoviqin, Vlladimir Llazareviqin, Sreten Llukiqin dhe Dragolub Ojdaniqin për krime kundër njerëzimit.

Në një reagim në platformën X, Kandiq shkroi se drejtuesit e UÇK-së morën dënime për krime lufte, pasi sulmet dhe masat ndëshkuese nuk kishin si objektiv popullatën civile. Ajo sqaroi se kundërshtarët ishin shënjestruar për shkak të rrethanave individuale dhe jo për përkatësinë e tyre në popullatën civile.

Kandiq nënvizoi se situata ishte ndryshe në rastin e veprave për të cilat u dënuan zyrtarët serbë, ku objektiv i krimeve ishte vetë popullata civile.

Ajo përsëriti se Nebojsha Pavkoviq, Vlladimir Llazareviq, Sreten Llukiq dhe Dragolub Ojdaniq u dënuan nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit, duke theksuar se sulmet synonin civilët.

Aktivistja serbe iu përgjigj gjithashtu deklaratës së Ivica Daçiqit, i cili tha se aktgjykimi ndaj Thaçit vërteton se UÇK-ja ishte një “organizatë kriminale dhe terroriste”.

Kandiq i kujtoi Daçiqit se politika e Partisë Socialiste të Serbisë çoi në krijimin e varrezave masive me shqiptarë të vrarë në territorin e Serbisë.

Në reagimin e saj, ajo e barazoi SPS-në me varrezat masive në Serbi dhe i rikujtoi ministrit Daçiq se politika e partisë së tij rezultoi me varreza masive të shqiptarëve të vrarë në Batajnicë, Petrovo Sello, Rudnicë, minierën e Kizhevakut dhe liqenin e Peruçacit. Kandiq shtoi se ky është një fakt i konfirmuar përmes aktgjykimit.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago