Tirana e nisi sezonin me premtime për një etapë të re dhe ambicie të mëdha, që linin të kuptohej synimi për të luftuar titullin. Megjithatë, pas 12 javësh në Superiore, skuadra ndodhet në vendin e gjashtë dhe pranë zonës së ftohtë të renditjes.
Rezultatet dhe paraqitjet nuk kanë qenë bindëse: në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, bardheblutë kanë marrë vetëm një fitore. Pas barazimit me Vorën, trajneri Klafuriç përcolli një qëndrim që ngjalli diskutime, duke thënë: “Është mirë edhe nëse nuk humbet”.
None found
Kur mori drejtimin e klubit rekordmen në fillim të ciklit 2026-2027, Klafuriç kishte vendosur disa rregulla të qarta për skuadrën. Ai i shkroi pikat në tabelë para lojtarëve dhe u bëri të ditur se shkelja e këtij kodi do të sillte ndëshkim.
Ndërkohë, standardet e klubit më të vjetër në futbollin vendas duket se kanë përfunduar te pranimi i barazimeve. Në vitin 2008, Tirana mundi Milanin në stadiumin “Qemal Stafa”, në një ndeshje miqësore ku luanin Ronaldinho, Seedorf, Inzaghi dhe Dida. Prej disa sezonesh, megjithatë, ekipi lufton për të shmangur rënien një kategori më poshtë.
Klafuriç mban gjithashtu përgjegjësi për situatën. Mungesa e një formacioni të qëndrueshëm dhe e një skeme taktike të dallueshme e kanë lënë Tiranën pa një drejtim të qartë. Edhe tifozët kanë filluar të dyshojnë se gjendja mund të përmirësohet këtë sezon, ndonëse janë luajtur vetëm 12 javë. Diferenca me Egnatian kryesuese është 11 pikë.
Autoritetet lokale në Strugë do tua urojnë vitin e ri qytetarëve me fatura uji më të larta deri në 12%.…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski pret që Komisioni evropian ta njohë përparimin e Maqedonisë në përmbushjen e obligimeve nga Agjenda…
Gazetarja Klodiana Lala ka kritikuar ish-kryetaren e Kuvendit dhe ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, pas deklaratave të kësaj të fundit…
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal. Viktima është identifikuar si…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bolonjës në Itali, ku një studente 18-vjeçare është gjetur pa shenja jete…
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka denoncuar sërish pengimin e takimit me kryebashkiakun e Tiranës, i cili ndodhet në…