COVID-19/ Vazhdojnë shifrat alarmante në Kosovë, 26 viktima dhe 1383 raste të reja në 24 orët e fundit

Vazhdon situata tepër shqetësuesu e Covid-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 viktima dhe 1383 raste të reja.

Po ashtu raportohet se janë shëruar 996 qytetarë.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.

Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.

Në total numri i rasteve aktive është 26.886.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën


Shtuar 31.08.2021 15:07