Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 25 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 2,102 personave të dyshuar për koronavirus.
Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes derisa numri i të shëruarve është vetëm një.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë shënuar 108,017 raste pozitive me COVID-19, dhe 2,265 vdekje derisa numri i të shëruarve ka shkuar në 105,591.