Çitaku në takim me Benjamin Haddad kërkon shtim të përkrahjes franceze për Kosovën

Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, zhvilloi sot një takim me ministrin për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad. Në fokus të bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.

Të lidhura

None found

Çitaku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Republikës së Kosovës, ndërsa kërkoi intensifikimin e kësaj përkrahjeje, veçanërisht për proceset integruese.

Sipas saj, Franca ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër partnerët dhe aleatët kryesorë të Kosovës, ndërsa ndihma e saj ka pasur rëndësi qenësore për vendin.

Ajo i bëri thirrje Francës që të nxisë edhe vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian t’i kushtojnë vëmendje më të madhe Kosovës, sidomos tani që proceset integruese të vendit kanë ngecur.

Gjatë takimit, Çitaku dhe Haddad ndanë të njëjtin qëndrim se e ardhmja e Kosovës, sikurse ajo e të gjithë rajonit, gjendet në Bashkimin Evropian.

Çitaku shoqërohej nga deputetët Përparim Gruda dhe Blerta Deliu-Kodra, si dhe nga Ardian Arifaj, shef i kabinetit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.


Shtuar 27.07.2026 21:06

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al