Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kërkesës zyrtare që Grupi Parlamentar i PDK-së i dërgoi dje presidentes Justina Shiroka-Pula për rikthimin në Kuvend të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Përmes një reagimi në Facebook, Çitaku deklaroi se ligji që mbron UÇK-në do të miratohet, duke theksuar se brenda katër javësh ai do të rishqyrtohet nga Kuvendi dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të përcaktuara.
None found
“Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë! Po e them që në fillim, pa lënë vend për dilema: brenda katër javësh, ligji do të rishqyrtohet në Kuvend dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parashikuara. Ky është zotimi ynë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund.
E kuptoj shqetësimin e atyre që e kanë mbështetur sinqerisht këtë ligj dhe i mirëpresim kritikat e bazuara.
Por një gjë duhet të jetë e qartë: kërkesa e PDK-së për rikthimin e ligjit në Kuvend nuk është as tërheqje prej tij – dhe as nuk e zbehë atë. Qëndrimi ynë mbetet ai i ditës kur e propozuam dhe kur e votuam”, shkroi Çitaku.
Ajo sqaroi se, në cilësinë e sponsorizuesit, procesit i janë dhënë edhe katër javë kohë për t’iu përgjigjur pikëpyetjeve të ngritura.
“Qëllimi është një dhe i vetëm: të hiqet çdo mëdyshje, të forcohet baza juridike e ligjit dhe të sigurohet zbatimi i tij në praktikë.
Për PDK-në dhe brenda PDK-së, nuk ka asnjë temë tjetër përveç jetësimit të këtij ligji, për të cilin jemi plotësisht të bashkuar dhe të vendosur.
Qytetarëve që protestuan, mbështetësve tanë dhe të gjithë atyre që besuan në këtë nismë u them: zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!”, shtoi ajo.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në takim nga Presidenti i Hungarisë, Andras Baka, me të…
Shqetësimi është rritur rreth trajnerit të Bayern Munichut, Vincent Kompany, pasi gazeta gjermane Bild ka raporutar se trajneri belg është…
Vladimir Putin po ndryshon strategji me Ukrainën: Me afrimin e dimrit, presidenti rus synon të shënjestrojë rrjetin ujësjellës të kryeqytetit…
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka arritur që të sigurojë një armëpushim mes Rusisë…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të agjencive shtetërore në…
Pas trazirave të fundjavës së kaluar, lëvizja rinore “17 Tetori” njofton një strategji të re për protestat e së shtunës.…