Barcelona ka arritur një fitore dramatike ndaj Villarrealit në javën e 13-të të La Ligës.
Ekipi katalanas u gjend në disavantazh 0-2, por reagoi fuqishëm dhe e mbylli ndeshjen 3-2, duke marrë tri pikët.
None found
Villarreali e nisi takimin me vrull dhe kaloi në avantazh që në minutën e pestë, kur Tajon Buchanan shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen kundërshtare.
Vetëm dy minuta më pas, Tanitoluwa Oluwaseyi dyfishoi shifrat pas një pasimi të Albert Moleiros.
Barcelona pati mundësinë e artë për të ngushtuar shpejt diferencën, por Lamine Yamal nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 23-të.
Në pjesën e dytë, Gerard Martin shënoi pas një harkimi të Pedrit dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 57-të.
Katër minuta më vonë, Fermin barazoi në 2-2, pas asistimit të Lamine Yamal.
Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 67-të, kur Pau Navarro shënoi në portën e tij në përpjekje për të larguar topin.
Me këtë rezultat, Barcelona mbetet kryesuese me 36 pikë, ndërsa Villarreali renditet i nënti me 15 pikë.
Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë arrestuar në Shqipëri, gjatë dy fazave të tjera të…
Alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar. Lufta jonë për…
Henri ZunaMbrojtësi i Vorës, Henri Zuna, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga Drejtoria Teknike, dueli Vora – Tirana,…
Dean KlafuriçTirana doli me një pikë nga përballja me Vorën, sfida e fundit për llogaritë e javës së 12-të në…
Për shkak të pasigurisë për hapin e ardhshëm të presidentit amerikan, Donald Trump – nëse do të vazhdojë me bisedime…
Arjan BellaiVora barazoi me Tiranën, në ndeshjen e vlefshme të javës së 12-të të Superiores [...]Read More...