Categories: sport

Henri Zuna i pakënaqur me barazimin: Kartoni i verdhë, gabim që s’e pranoj

Henri Zuna, mbrojtësi 23-vjeçar i Vorës, u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” nga Drejtoria Teknike pas barazimit pa gola mes Vorës dhe Tiranës. Menjëherë pas përfundimit të takimit, ai foli për mediat duke shprehur ndjesitë e tij.

“Nuk jam i kënaqur me barazimin, pasi hymë në fushë me synim të qartë për të marrë fitoren, por gjithsesi nuk ka asnjë problem”, tha fillimisht Zuna. Ai e cilësoi vlerësimin si lojtari më i mirë i sfidës si rezultat i një paraqitjeje pozitive, duke theksuar se ishte i saktë në veprimet e tij, me përjashtim të një kartoni të verdhë që e konsideron të pafalshëm për veten.

Të lidhura

None found

Duke folur për duelet me sulmuesin e Tiranës, Xhixha, Zuna pranoi se bëhet fjalë për një kundërshtar shumë të vështirë, por shtoi se e kishte studiuar me kujdes lojën e tij. Ai vlerësoi edhe forcën e skuadrës së Tiranës në tërësi.

Lidhur me stilin e tij të lojës, mbrojtësi pranoi se i pëlqen të dalë shpesh në zonën kundërshtare, një karakteristikë që e dallon në fushë. Kur u pyet për vendimin për t’u transferuar te Vora, ai u shpreh se nuk është penduar asnjëherë dhe shprehu mirënjohje ndaj presidentit dhe trajnerit të klubit për besimin që i kanë dhënë.

të fundit

Përmbysje spektakolare e Barcelonës ndaj Villarrealit

Barcelona ka shënuar një fitore të çmendur ndaj Villarrealit, në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.Katalunasit ishin në…

5 minutes ago

Arrestohen në Shkodër e Vorë dy të dënuar në Itali për vjedhje me dhunë dhe torturë, pritet ekstradimi i tyre

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë arrestuar në Shqipëri, gjatë dy fazave të tjera të…

6 minutes ago

Mesazhi i Presidentes Shiroka Pula me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar. Lufta jonë për…

9 minutes ago

Klafuriç: E merituam fitoren, por kishim përballë një kundërshtar të vështirë; ndërrimet ishin të duhura dhe i mërzitur që lamë pikë

Dean KlafuriçTirana doli me një pikë nga përballja me Vorën, sfida e fundit për llogaritë e javës së 12-të në…

10 minutes ago

Irani njofton kufizime të energjisë elektrike nga 22 nëntori, teksa Trump flet për marrëveshje të përhershme me Teheranin

Për shkak të pasigurisë për hapin e ardhshëm të presidentit amerikan, Donald Trump – nëse do të vazhdojë me bisedime…

16 minutes ago

Arjan Bellai: Barazimi me Tiranën ishte rezultati më i drejtë, por nuk jemi të kënaqur me ecurinë e pikëve

Arjan BellaiVora barazoi me Tiranën, në ndeshjen e vlefshme të javës së 12-të të Superiores [...]Read More...

23 minutes ago