Categories: kosovë

Çitaku thirrje Kurtit: Ejani në Kuvend dhe votoni ligjin, kanë mbetur vetëm pak orë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të paraqitet në Kuvend dhe të votojë ligjin për Gjykatën Speciale.

Të lidhura

None found

Çitaku tha se koha në dispozicion është e kufizuar dhe se në Kuvend po priten Kurti, si dhe të gjithë 91 deputetët që e mbështetën ligjin në leximin e parë.

Ajo theksoi se miratimi i këtij ligji nuk përbën favor ndaj PDK-së, por është detyrim dhe nder për secilin deputet që të mbrojë UÇK-në, të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës.

“Albin, eja në Kuvend dhe ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike të ditës”, ka shkruar Çitaku.

Sipas saj, kanë mbetur edhe pak orë dhe deputetët ndodhen në Kuvend, në pritje të Kurtit dhe 91 ligjvënësve që votuan pro në leximin e parë.

Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit që të mos vonojë më, të shkojë në Kuvend dhe ta votojë ligjin pa vonesë.

Tags: kurtithirrje

të fundit

Letra e Veliajt për dorëzimin e bashkisë ose 100 vite burg, PD kërkon hetim urgjent për Ramën, Gogun dhe Hajdarin

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të letrës së Erion Veliajt nga burgu i Fierit, ku kryebashkiaku pretendon se kryeministri…

3 minutes ago

Fitorja e parë me Partizanin, Karoglan: Prej 3 javësh qëndroj në zyrë, në Superiore kushdo mund të fitojë ndaj kujtdo

Mislav Karoglan Pas 3 humbjeve radhazi në drejtimin e Partizanit, trajneri kroat, Mislav Karoglan mori fitoren e parë, madje duke…

5 minutes ago

Të paktën 24 të vrarë në një qendër humanitare në Ukrainë, dronët rusë pengojnë shpëtimin

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror rus ndaj një…

11 minutes ago

Limaj nis nga Kaçaniku dhe Ferizaj takimet për Kosovën pas aktgjykimit të 16 shtatorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur një cikël takimesh me strukturat e partisë, bashkëpunëtorë, aktivistë dhe qytetarë, me…

15 minutes ago

Haxhiu: Dy vjet të humbur për Kosovën, institucionet duhet t’u kthehen reformave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se vendi ka humbur dy vjet për shkak të krizave politike…

16 minutes ago

Onkologjia 2”, ndryshimi në trupin gjykues rikthen sot procesin nga e para

Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia 2”, kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, sot nisi nga…

16 minutes ago