Capital T anulon ftesën në Korçë: Këngët e Goran Bregovic këndoheshin gjatë luftës në Kosovë (VIDEO)

Ftesa e këngëtarit serb, Goran Bregovic, në Festën e Birrës në Korçë ka zgjuar reagime të shumta, madje shumë personazhe të njohur janë shprehur hapur se do ta bojkotojnë këtë event.

Më i fundit është reperi shumë i dashur nga publiku, Capital T i cili ishte edhe iftuar të hapte këtëkoncert në Korçë. Capital T ka njoftuar anulimin e prezencës së tij për shkak të ftesës që i është bërë artistit serb dhe madje i ka bërë thirrje bashkisë së Korçës të anulojë prezencen e tij në Shqipëri.

“Isha i ftuar per me bo hapjen e evenimentit të Festës së Birrës në Korçë dhe isha shume i lumtu te isha afer njerzve qe e duan muziken time dhe prezencen time aty. Mirepo kur pashe se ishte i ftuar nje artist serb sic eshte Goran Bregovic, prejt te cilit jane inspiruar forcat serbe dhe i kane kenduar kenget e tij gjatë luftës në Kosovë, u detyrova te anuloj performance time. Ju kërkoj falje atyre qe do e kishin shijuar atë moment bashkë me mua aty. I bëj thirrje bashkisë së Korçës apsolutisht të anulojë prezencen e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosove-Serbi është ende i hapur dhe nuk i takon komunës së Korçës si  institucioni shtetërorë  me sjell një artist Serb në këto kohë në Shqipëri.”, shprehet reperi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)


Shtuar 6.08.2021 13:47