Butrint Imeri nuk është më beqar, zbulohet bukuroshja që i ka “rrëmbyer” zemrën (FOTO LAJM)

Butrint Imeri është një ndër djemtë më simpatikë të showbiz-it shqiptar, pas të cilit shumë vajza lënë kokën.

Jo rrallë këngëtari është bërë pjesë e thashethemeve rozë, duke u përfolur për lidhjet e tij të dashurisë që është munduar t’i fshehë nga syri i publikut.

Një ndër të cilat ishte edhe ajo me Olta Beqirin.

E teksa zërat lart e poshtë flasin për një lidhje dashurie mes tyre, duket se dyshja e ka lënë të nënkuptohej diçka të tillë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here pamje nga i njëjti vend.

Dyshja janë bashkë dhe kete e vërteton edhe Iconstyle.

Duket se ndjenja mes tyre nuk është shuar dhe po e shijojnë në maksimum lidhjen e dashurisë.


Shtuar 29.08.2021 11:27